Debat i „partizanëve dhe gjermanëve“

Debat i „partizanëve dhe gjermanëve“ by Diversity Media on Mixcloud

Në Maqedoni nuk ka debat, ndërsa fajin për këtë e ndajnë qytetarët, mediet dhe politikanët. Një pjesë e ekspertëve dhe gazetarëve mendojnë se qytetarët e meritojnë një gjendje të këtillë sepse nuk i tregojnë qëndrimet e tyre. Gazetarët, nga ana tjetër, janë dorëzuar për shkak të presionit politik dhe kanë lejuar që programin e tyre ta diktojnë partitë.

Përgatiti Dushko Arsovski

Kush do e besonte se dueli televiziv i viteve 90 të shekullit të kaluar mes rivalëve të ashpër politik të asaj kohe Branko Cërvenkovski dhe Ljubço Georgievski do paraqesë një shembull për debat. E për më tepër, që 15 vite më pas do vinim në përfundimin se ky element i rëndësishëm i praktikës demokratike në Maqedoni nuk ekziston më.

Shkaqet janë të shumtë, mendojnë një pjesë e ekspertëve. Gazetarja Olivera Trajkovska mendon se gjatë këtyre 20 viteve nuk janë vënë themelet për një debat të mirë. Ajo vlerëson se tek ne një debat është i mirë vetëm nëse njëra palë poshtërohet.

„Shoqëria në Maqedoni është tejet e shqetësuar dhe nuk ka supozimin themelor për të argumentuar. Kur jeni të shqetësuar ju jeni të pandjeshëm  për tezat e palës tjetër. Keni nevojë të mbroni tezën personale. Debati nuk është të jesh a të mos jesh“.

Profesoresha universitare Mimoza Ristova tregon për praktikat në vendet e zhvilluara, të cilat në vendin tonë mungojnë.

„Në sistemet demokratike perëndimore debati mësohet në shkollë fillore. Në Amerikë fëmijët edukohen në atë frymë që në klasë të parë dhe në klasë të dytë. Që në atë moshë ata fillojnë të bisedojnë, ta dëgjojnë njëri tjetrin. Ndërmjetësues është mësuesja e cila gjithmonë i detyron të gjejnë një zgjidhje të përbashkët“.

Debat i rrejshëm

Si pasojë e kësaj ose e diçkaje tjetër, debati në Maqedoni duket si një shembull nga regjimet jodemokratike, është kritikeRistova.

„Ai debat është i rrejshëm, i manipuluar dhe i bërë në atë mënyrë që ata që janë të paditur, që nuk e dinë se ç’është debati, mendojnë se bëhet fjalë për një debat të vërtetë. Ata që dinë, që në njëfarë mënyre kanë mësuar se si duket një debat demokratik, ata e dinë saktë se kjo është një diktaturëˮ.

Gazetari Aleksandar Damovski rrënjën e problemit e sheh në mënyrën në të cilën funksionojnë partitë.

„Kemi pasur probleme me partitë politike. Ne të gjithë i quanim „parti sulltan“. Asnjë parti nuk lejonte frankcionim të brendshëm, mendime të ndara...ˮ

Trajkovska është më konkrete:

„Politika e ndryshoi konceptin. Ata tani janë „partizanë dhe gjermanë“. Plotësisht të ndarë në dy taborë, çdo gjë tjetër është e shpërndarë rrotull dhe raporti në lidhje me praninë e qytetyrëve për të cilët është i rëndësishëm debati. Por ssjellja është e stilit „ndize-fike“ për një ditë. Kjo është teza e VMRO DPMNE, pse kërkoni të bëj debat, ne fituam në zgjdhje".

Gazetari Zoran Ivanov shpjegon se si në një situatë të këtillë (keq)përdoren mediet.

„Unë dua të theksoj një dukuri të tmerrshme që po ndodh në Maqedoni, e që nuk e gjejmë askund në Evropë, madje as edhe në shtetet ballkanike fqinje, që është dominimi i ndaj medieve-zbatim i programeve për mediet përmes një qendreˮ.

Zymtësi

Zymtësia e debateve e ushqen edhe sjelljen e gazetarëve, sidomos të redaktorëve, mendon Damovski. Kanë lejuar që t’u diktojë politika, thotë ai.

„Kur ajo valë u bë zakon, kur gazetarët e panë se çfarë po ndodh në vijën e parë të frontit, se sa lehtë kalon ai manipulim, pastaj ishte edhe më e lehtë që ai manipulim të depërtojë edhe më thellë – deri tek redaksitë”.

Trajkovska nuk pajtohet se mediet janë fajtore për mungesën e debateve.

„Nëse nuk ekziston një debat, ne nuk mund të jemi ndërmjetësues. Ne nuk mund ta nxisim me dhunë, mund ta inkurajojmëpjesërisht, por atëherë ne nuk jemi në gjurmët e asaj që themi se është një debat i shëndetshëm në shoqëriˮ.

Trajkovska përfundon se e meritojmë atë që po ndodh në Maqedoni.

„Qytetarët të cilët nuk janë të përgatitur ta tregojnë qëndrimin e tyre personal për atë që konsumojnë e meritojnë një atak të këtillë që po ndodh në „primetime“ të Maqdonisë. Është e pakëndshme, por nuk ka politikë që nuk do e rregullonte „primetime“-in ashtu siç është rregulluar tani nëse qytetarët do të kishin dërguar mesazhe se nuk do ta pranojnë një gjë të tillëˮ.

Përvojat e gazetarëve në shtatë vitet e fundit tregojnë se Nikolla Gruevski dhe ministrat e tij as edhe një herë nuk kanë pranuar të marrin pjesë në debat në të cilin do të ishte i pranishëm dikush me qëndrim të kundërt nga i tyre. Është bërë praktikë që qëndrimet e kundërta të plasohen në formë të reagimeve në konferenca për shtyp ose kundër reagime të reagimeve, pothuajse çdo ditë. Secili nga karrigia e vet partiake, ndërsa Branko dhe Ljubço u bënë partnerë koalicioni.

 

AddThis Social Bookmark Button