„Migracioni do të zvogëlohet nëse situata politike në Maqedoni përmirësohetˮ

Në këtë temë të debatit të dhjetë me radhë në radio debatuan Mariçe Treneska, punonjës social dhe Aleksandar Cvetkoski, magjistër i shkencave ekonomike. Që të dy nga Prilepi.

Debati në radio i Shoqatës Diversity Media bëhet në kuadër të projektit të ri „Debati bën ndryshimˮ, projekt i financuar nga Fondi Nacional për demokraci nga Uashingtoni.

Ky është një nga katër debatet në radio që do të organizohen në disa qytete në Maqedoni. Këtë herë, ai u organizua në Prilep.

Si çdo të martë ashtu edhe debati i datës 26 nëntor u transmetua nga ora 13 deri në orën 14 nga partneri dhe mbështetësi jonë Radio MOF.

„Për këtë situatë nuk mund të bëhet me faj vetëm politika. Mungesa e vetiniciativave dhe iniciativave në përgjithësi tek njerëzit për vetëpunësim, nuk e kemi e as që e kemi pasur. Kjo është pasojë e sistemit. Edhe e këtij sot edhe e atij para tij. Ne nuk e kemi në gjen të mendojmë si afarist. Teke ne filozofia është “Luaj llotari që të bëhesh i pasur”, tha Cvetkoski.

Treneska e cila punon me të rinj përmes Koalicionit të  organizatave rinore “SEGA” thotë:

„Të gjithë të rinjtë me të cilët kontaktua, kanë se ç’të ofrojnë. Ajo që i frustron janë shumat e vogla të parave të cilat i fitojnë për çdo angazhim. Janë të paktë ata që mund të ndërtojnë karrierë pas përfundimit të studimeve. Në perëndim mund të bëhen ekspertë për 5 deri më 10 vjet. Të rinjtë tek ne nuk anëtarësohen në parti për shkak të ideologjisë, por që të punësohen.”

Radio MOF dhe IDEA Evropa Juglindore janë partnerë mbështetës të Diversity Media në këtë projekt të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Uashingtoni (National Endowment for Democracy (NED)).

Mungojnë debate konstruktive mes politikanëve, akademikëve, intelektualëve, studentëve, profesionistëve të rinj...Kështu është mbase sepse vendi këto viteve të fundit po përballet me një situatë të një shoqërie të ndarë dhe për shkak të pranisë së frikës se të qenit kritik është diçka shumë negative.

Prandaj vendosëm t’ju japin një „shtysë”  punëve. T’ju japim një shans debateve. Në pajtim me qëllimin tonë dhe detyrës tonë strategjike si organizatë e cila promovon ndryshueshmërinë dhe që angazhohet për zhvillimin e medieve në Maqedoni, posaçërisht të radios si medie, vendosëm që betejën për mendimin e qartë, kritik, „PRO” dhe „KUNDËR”  ta bëjmë pikërisht përmes radios.

Më shumë për projektin mund të lexoni në: http://diversitymedia.mk/index.php/407

 

  

AddThis Social Bookmark Button