E ç’mund të bëjë tjetër njeri, përveç se të ndihmojë?

Gjevgjelia me vulën e krizës me emigrantët

Emigrantët nuk janë vetëm një numër i zakonshëm. Kjo tezë u vërtetua në Gjevgjeli në debatin e organizuar në kuadër të projektit Glokale.mk. Qyteti që gjendet në rrugën që kalon nga Greqia drejt Bashkimit Evropian po përballet me një problem që është global.  Në Maqedoni dallojmë dy faza – atë para dhe atë pas miratimit të ligjit me të cilin u legalizua kalimi i personave të cilët largohen nga vendet e prekura nga kriza.

Nuk kisha kohë të mendoj nëse, kur dhe për sa ndihmë kanë nevojë.“

Lençe Zdravkin është sinonim për një njeri me zemër të madhe. Ajo për një numër të madh të emigrantëve ka qenë dhe vazhdon të jetë një engjëll mbrojtës. Tashmë dy vjet e gjysmë i ndihmon ato – fillimisht në shtëpinë e saj në Veles, ndërsa nga muaji qershor i vitit të kaluar në kampin në kufirin jugor. Ajo është dëshmitare e shumë dramave jetësore.

Imagjinoni një djalë të ri që ka mbaruar studimet e mjekësisë, ose që është specialist internist, që hap telefonin e jua tregon spitalin ku ai ka punuar në Alepo, Siri, dhe befas ju tregon se nuk i ka mbetur gjallë asnjë anëtar i familjes. Spitali i tij është shkatërruar dhe ai nuk ka se ç’të bëjë. “

Kjo ishte një sfidë edhe për gazetarët, sfidë profesionale dhe njerëzore, thotë Suzana Miceva e cila tashmë me muaj të tërë raporton nga terreni.

Kishte një histori të cilën e botuam disa muaj më parë për një djalë nga Afganistani që ka udhëtuar me shokët e tij. E kishin plaçkitur, e rrahur dhe e kishin lënë në fshatin Piravë, këtu afër. Banorët këtu u kujdesën për të plot dy javë.  E ushqenin, e veshën, i blenë një biçikletë dhe celular dhe pas një kohë ai u telefonoi nga Mynihu. Kjo ndodhi në periudhën para se të ndryshojë ligji për azil. Atëkohë banorët ishin në rrezik sepse ishte e ndaluar të pranohen emigrantët në shtëpi.“

Situatat e këtilla ndryshuan në mënyrë drastike me hapjen e kampit të refugjatëve në qershor të vitit të kaluar. Me ashpërsimin e krizës me emigrantët, ndryshonte edhe perceptimi tek publiku për atë se çfarë po i ndodhte Maqedonisë dhe botës.

Perceptimi ka ndryshuar shumë dhe mendoj që Maqedonia kaloi një provë të rëndë në aspekt etik dhe fetar. U mblodhëm këtu që nga humanistë e deri te organizata joqeveritare. Askush nuk pyet askënd se kush është e çfarë nacionaliteti i përket. Këtu kemi ardhur vetëm për një qëllim. Ishte e vështirë, nuk them që nuk ishte, megjithatë tani gjendja ka ndryshuar për mirë“ , thotë zonja Zdravkin.

Sipas Miceva-s, ka pasur edhe tentativa për shtrembërim të realitetit.

Disa herë policia u akuzua për veprime brutale, ndërkohë që ne kemi qenë dëshmitarë që policia ndante bukën dhe ujin me emigrantët. Vuanin bashkë me to, u ndihmonin të rraskapiturve, i dërgonin ato në spital.  Kur vinte ndonjë gazetar që nuk e ka ndjekur situatën vazhdimisht e i shihte ata duke u munduar t’i largojnë njerëzit që me çdo kusht donin të hynin – pasqyra ku policët i keqtrajtojnë emigrantët nuk është reale.

A ekziston frikë mes njerëzve dhe a ka bazë kjo frikë? Gazetarja Miceva.

Rreziku ekziston. Kur keni një migrim kaq masovik mund të kalojë kushdo, sepse gjithmonë mund të gjejë një mënyrë. Nuk mund të themi që nuk ka rrezik, por, nga ana tjetër  nuk është e drejtë që i gjithë faji të hidhet tek emigrantët sepse ka njerëz të pafajshëm i cili, me siguri, nuk ka lënë shtëpinë nga qejfi. Nuk mund të mos përmend edhe emigrantët ekonomik, e historinë e të cilëve nuk e dimë.

Këtë dilemë Zdravkin e përjeton ndryshe.

Në fillim tek qytetarët e Gjevgjelisë  u shfaq një rezistencë, por kjo ishte e paevitueshme sepse qendra e qytetit ndodhet shumë afër stacionit hekurudhor. Emigrantët kishin nevojë të blejnë qumësht dhe produkte të tjera për fëmijët. “

Në mesin e publikut prezent në debat ishte edhe psikologu i shkollës nga Gjevgjelia, Svetllana Mitrovska. Ajo thotë që krenohet me gjithë humanizmin që e kanë treguar qytetarët e Maqedonisë, por jo edhe me institucionet evropiane.

Mua si psikolog më intereson se sa mbështetje psikologjike dhe ndihmesë ju ofrohet atyre njerëzve të traumatizuar, dhe se si funksionon kjo gjë në kampe. Nuk kam vërejtje për Evropën që e la Maqedoninë të përballet me krizën fill e vetme. Evropa po vonon me skenarin e saj për të parandaluar krizën që në Turqi.

Përgjigja e Lençe Zdravkin është shumë konkrete.

Traumat si tek fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit janë shumë të mëdha. Në qendër ka pedagogë, psikologë dhe me to punohet për çdo ditë. Ka, vërtetë ka një kujdes të madh. Ndërsa sa i përket pyetjes në lidhje me Evropën...ne pyetemi çdo ditë dhe ndjekim mediet për të parë se ku do ketë takim të liderëve dhe pyetemi edhe sa do zgjasë kjo situatë, si do vazhdojë më tej dhe si do përfundojë.“

Kjo grua që në muajt e parë të krizës së emigrantëve natë e ditë i ndihmonte atëkohë emigrantët ilegalë që kalonin nëpër Veles. E përballur edhe me një përgjegjësi penale, për shkak të ligjit të atëhershëm, ajo nuk ka pasur kurrë mëdyshje se mbi të gjitha më e rëndësishme është të jesh njeri.

Unë mendoja se po të shihje një njeri të rrëzuar në rrugë, pa dallim se është Sirian, Afganistan, Maqedonas, duhet ta ndihmosh. Nëse shoh një baba me dy fëmijë 4 dhe 5 vjeç ka rënë në rrugë dhe është alivanosur, fëmijët e tij qajnë, çfarë mund të bëja tjetër përveç se ta merrja e ta çoja në spital?

Për më shumë se gjysmë viti Gjevgjelia është shtëpia e saj e dytë. Ajo udhëton nga Velesi çdo ditë dhe punon bashkë me vullnetarët e tjerë nga e gjithë Maqedonia dhe nga jashtë duke i kujtuar dhe rikujtuar për vlerat të cilat jo rrallë herë harrohen. Edhe pse përballë dilemës se deri kur do zgjasë dhe si do përfundojë kjo gjendje, Zdravkin thotë se do vazhdojë me punën e saj humanitare me po atë vrull si ditën e parë.

Sipas të dhënave nga Organizata ndërkombëtare për migracionin, vitin që shkoi nëpër Maqedoni kanë kaluar më së paku 700 mijë njerëz. Për këtë vit pritet që nga Turqia në Greqi të futen një milion njerëz.

AddThis Social Bookmark Button