Misioni i pamundur: Si të ndryshohet shëndetësia publike brenda pesë ditësh?

Misioni i pamundur: Si të ndryshohet shëndetësia publike brenda pesë ditësh? by DiversityMedia

Shëndetësia publike maqedonasve ju kushton rreth 400 milionë euro në vit. Edhe 200 euro shtesë paguajnë nga xhepi i tyre për shërbimet në shëndetësinë private. Përderisa shëndetësia private po bëhet një degë e ekonomisë maqedonase, ne analizojnë se çfarë po ndodh me shëndetësinë publike.

 

"Mjerim, kushte të mjerueshme. Çarçafët janë skandaloz. Njerëzit flenë në dyshekë të

zakonshëm. "

"Unë mendoj se duhet të kemi një higjienë më të mirë, t’i kushtohet më shumë kujdes. Jemi në shekullin e 21! "

"Nuk ka ngrohje, kjo është e vërteta. Ngrohëset i sjellim nga shtëpia"

"Banjot nuk janë të mira, nevojiten pajisje më të mira."

Këto janë dëshmitë e pacientëve për kushtet në disa spitale në vend, si dhe të afërmve dhe miqve të tyre.

Kështu, përderisa pacientët e spitalit në Shtip luftonin me të ftohtin dhe mungesën e higjienës në dhomat e spitalit, ministri i ri i shëndetësisë Nikolla Todorov filloi mbledhjen e parë në kuadër të projektit për menaxhimin e drejtpërdrejtë të spitalit.

-Është hera e parë që ne si ministri realizojmë një gjë të tillë. Në përgjithësi, kur filloj diçka të re unë pres sukses, tha njeriu i parë i shëndetësisë.

Metodën Kajzen Ministri Todorov e përshkroi si një parim të punës ku në vend të ngjarjes merren informacione dhe për pesë ditë bashkë me ekipin zgjidhen situatat.

Fuqia e funksionit ministër

Që në ditën e dytë ai dënoi dy infermiere të cilat i gjeti duke pirë cigare në spital. Ditën e tretë ai shkoi në spital, të cilin edhe vetë ai e përshkroi si një vend nga filmat horror.

Në repartin neurologjik nuk ka as kushte humane qëndrimi, e jo më kushte për qëndrimin e pacientëve të sëmurë rëndë të cilët kanë nevojë për përkujdesje afatgjatë. Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat, vendosa të mbyll repartin, tha Todorov.

Vendimi nuk ishte një befasi për udhëheqësinë e spitalit. Një nga drejtorët tha që kanë kohë që po përgatiten për të mbyllur. Por, ministri ka fuqi që edhe ta zbatojë këtë gjë. Të nesërmen kamerat dokumentuan vendosjen e shtretërve me çarçafë të ri, të fituara nga një sponsor.

Megjithatë, sa do ta ndryshojnë situatën në shëndetësinë publike këto pesë ditë menaxhimi në terren?

Sipas ekspertit Vlladimir Llazareviq mbeten problemet e mungesës së mjekëve të cilët

kalojnë në shëndetësinë private që po lulëzon, ndërsa kohët e fundit si çështje është edhe mospërdorimi i pajisjeve të shtrenjta mjekësore.

-Për pajisje të tilla duhet të keni edhe infrastrukturë. Ne ende kemi vështirësi, disa nga spitalet nuk ishin të përgatitura për të instaluar pajisjet e reja. Sot ne jemi më afër një sistemi tërësisht të centralizuar të organizimit. Sipas deklaratave të ministrit të shëndetësisë, ministri praktikisht është drejtor i të gjitha institucioneve shëndetësore. Kjo gjë në botë nuk funksionon, komenton Llazareviq.

Spitali i radhës për menaxhim në listën e ministrit është spitali i Manastirit. Gjinekologu Goce Çakarovski është një nga mjekët të cilëve iu dha mundësia për të punuar me pajisje të shtrenjtë katër-dimensionale me ultrazë, e cila, nga ana tjetër, po përdoret vetëm pjesërisht.

-Kam një vërejtje. Në momentin që instaluan aparatin erdhi një përfaqësues i cili na tregoi se si punohet me të dhe kjo ishte e gjitha. Shumica prej nesh nuk janë të trajnuar për të punuar me këtë aparat të shtrenjtë, dhe prandaj e përdorim rrallë, thotë Çakarovski.

Doktor Çakarovski është nga LSDM-ja opozitare, por bashkë me homologët e tij nga VMRO DPMNE ka punuar për rinovimin e një reparti të ri për lehonat. Kanë pajisur një sallë të lindjes VIP, ku mund të vendoset babai dhe të ndjekë ardhjen në jetë të fëmijës së tij. Ndau me ne përshtypjen se për të zgjidhur një gjë, siç thotë ai, duhet të ketë një vendim politik.

Mungesa e stafit

Edhe në këtë spital, si edhe në spitalet në qytetet e tjera të Maqedonisë ekziston problemi me mungesën e stafit që është larguar në shëndetësinë private. Ministri Todorov në deklaratën e tij për Diversiti media thotë se zgjidhjen e ka gjetur në bashkëpunimin me universitetet dhe profesorët.

-Kjo është sfida më e vështirë - si të sigurohet staf në kushte kur edukimi i atij stafi zgjat një kohë shumë të gjatë. Nëse sot vendosim të punësojmë 20 mjekë, për një javë këto 20 mjekë do të jenë në Shkup dhe do të jenë atje gjatë 5 viteve të ardhshme. Një zgjidhje tjetër është kooperimi me Fakultetit të mjekësisë, propozon ministri.

Sa më i varfër të jetë vendi, aq më shumë paguajnë qytetarët e tij për shëndetësinë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka të dhëna se Maqedonia për shëndetësinë ndan 7% të prodhimit të brendshëm bruto. Çdo qytetar paguan nga 12 € në muaj për sigurim shëndetësor, por edhe 5-6 euro të tjera mesatarisht paguan në spitalet private ose për barna. Vlladimir Llazareviq thotë se ky është një fenomen rajonal.

-Ky është një rreth vicioz nga i cili nuk po ia dalim mbanë të gjejmë një lidhje të qartë mes asaj se çfarë paguan shteti dhe çfarë paguajnë qytetarët, e ndonjëherë ata paguajnë edhe nga dy herë. Nuk jemi vetëm ne në një situatë të këtillë. Shumica e shteteve rreth nesh kanë probleme si tonat,thotë Llazareviq.

Nga vendet e rajonit, më shumë para për shëndetësinë ndahen në Greqinë ekonomikisht të rrënuar, gjegjësisht më shumë se 3000 dollarë për banor, ndërsa më pak në Shqipëri – 580 dollarë për banor. Pastaj vjen Maqedonia me 750,Serbiame 830 dhe Bullgaria evropiane me 860 dollarë për banor.

AddThis Social Bookmark Button