Merr guxim që të bie papunësia!

Merr guxim që të bie papunësia by DiversityMedia

Ai që do të fillojë një biznes mund të marrë kredi për persona fizik. Pas përpjekjeve të pasuksesshme të shtetit për të zvogëluar papunësinë, para pak kohësh qeveria nëpërmjet një fushate u bën thirre të gjithë atyre që kanë ide të marrin guxim dhe të fillojnë biznes. Ata që kanë ndërmarrë këtë hap thonë se kanë nevojë për trajnime. Ekspertët e ekonomisë komentojnë që kjo ide të ketë sukses do të duhet një fond shtetëror që të kreditojë bizneset me ide të mirë.

Nga video e fushatës së qeverisë gjithçka duket lehtë dhe oferta për njerëzit që kanë ide për biznes është joshëse. Por a është i gjithë operacioni aq i lehtë siç prezantohet?

Ata që kanë ndërmarrë hapat fillestare në biznes thonë se kushtet e ekonomisë përgjithësisht janë përmirësuar vitet e fundit por sërish ka pengesa.

Aleksandar Milev për veç se luan në flaut indian, në Maqedoni ka sjellë edhe mënyrën e prodhimit të këtij instrumenti.

“Doja të zbukuroj me motive nga Maqedonia, ti vë një filigran dhe doja që të kishte dhe tingull kavalli. Të bëja një miks mes kavallit që bëhet lehtë por luhet vështirë dhe flauti indiane i cila prodhohet vështirë por luhet lehtë. Kështu fillova të mësoj për filigranët dhe u futa në një biznes”, tregon Milev.

Ai tani prodhon bizhuteri nga filigran i cili së shpejti do të mund të blihet në një hapësirë të posaçme për punë artizanale që do të hapet në Shkup. Ka dhe këshilla për të gjithë ata që dyshojnë nëse duhet të hapin biznesin e vet.  

“Fillimisht duhet pasur një ide, të dimë se ç’duam të bëjmë. Të ketë strategji për hapat që duhen ndjekur. Më e thjeshtë është që të bëhet një trajnim profesional siç bëra dhe unë për atë se si ideja ime të shndërrohej në një biznes. Pra nuk mjafton vetëm kreativiteti. Mund të mbesë vetëm si hobi nëse nuk dini se ta shndërroni në biznes”, thotë Aleksandër Milev.

Papuçe nga Maqedonia në qytetin italian të modës

Në Maqedoni ka dhjetëra organizata që ofrojnë ndihmë dhe trajnime për fillimin dhe zhvillimin e biznesit. Ndër ta është dhe Lidhja tregtare artizanale e Maqedonisë (LTAM) e cila ka ndihmuar Alekstandër Milevin. Kjo organizatë për tetë vjet ka arritur të hapë 150 vende pune.

Drejtori ekzekutiv Zoran Todorovski për Diversity Media jep shembuj se si kreativiteti sjell sukses.

“Është një grua e cila prodhon papuçe me mbetje tekstilesh. Arritëm për punën e saj të informojmë në Itali. Imagjinoni sa konkurrent është tregu atje sidomos i modës, kurse ne arritëm që të mundësojmë shitjen e tyre në Milano, në dy bitiqe, tregon Todorovski.

Ai vlerëson se në Maqedoni ka një kornizë të mirë ligjore për hapjen e kompanive të vogla, por në praktikë ka mangësi, si për shembull një tatim për kompanitë, të cilin e paguajnë një lloj edhe kompanitë e mëdha edhe të voglat.  

“Kjo gjë menjëherë ua heq kurajën njerëzve sepse ata thonë, si mund ta vë këtë tatim në harxhimet e përgjithshme kur sapo filloj biznesin. Këtu mund të bëhet diçka. Do të duhej që tatimet të përputhen me madhësinë e biznesit”, thotë Todorovski.

Kryeministri Nikolla Gruevski kohë më parë deklaroi se shkallë shkallë lehtësohen kushtet për kompanitë e vogla:

“Qeveria ka sjelle një varg masash që kanë një rëndësi të madhe për kompanitë. Është hequr plotësisht tatimi i fitimit për kompanitë që kanë fitim deri në 3 milion denarë në vjet që është lehtësi e madhe për kompanitë familjare”, tha Kryeministri.

Shteti duhet patjetër të investojë

Kreditimi është thelbësor për njerëzit që kanë filluar biznes personal, vlerëson profesorja universitare Marija Zarezanovska Potevska:

“Shteti duhet të japë mbështetje dhe të parashikojë fonde të cilat do ti akordojë për ato grupe të brishta që kanë ide por nuk kanë mundësi të gjejnë financa sepse bankat kërkojnë garanci”, sqaron profesorja.

Si shembull e përmend bankën “Gramin” në Bangladesh e cila arriti që shumë vetë ti largoj nga varfëria me mikro kreditë me kushte shumë të volitshme.

Në vitin 2006 pronari i bankës fitoi çmimin Nobel për ekonominë. 

Për veç Bankës Maqedonase për mbështetjen e zhvillimit që është shtetërore, institucioni i vetëm i pavarur që financiarisht mbështet biznesin është Fondacioni Maqedoans i Zhvillimit. Që nga themelimi në vitin 1998 dhe deri më sot nëpërmjet bankave të ndryshme ka akorduar 33 milion euro për më shumë se 8000 biznesmen. Me çka janë mbështetur mbi 17 mijë vende pune. Kamatat ndërkohë nuk janë më të mëdha se 12 për qind.  

Drejtorja ekzekutive Tetjana Llazarovska jep sugjerime për ata fillestarë të cilët thonë se kanë probleme të kalojnë filtrat e bankave.

“Për të tejkaluar problemin e mospasjes së historisë bankare, ai që do të fillojë biznes mund të përdor edhe kredi për persona fizik. Edhe kjo është një mënyrë për të arritur tek financat”, thotë Llazarevska.

Në një nga analizat e Fondacionit thuhet se papunësia në Maqedoni arrin 37 për qind dhe është më e larta në rajon. Gjithash tu analiza thotë se mbi 99 për qind e kompanive të regjistruara janë mikro, të vogla dhe të mesme por mesatarisht ka 21 kompani për 1000 banorë. Kjo është nën nivelin e BE-së ku ka 52 kompani për 1000 banorë.



Modeli “engjëj biznesi”

Kompani të mëdha me përvojë sa vënë re ide të mira biznesi tek fillestarë shprehin gatishmëri ti financojnë. Në Maqedoni ky koncept është i hershëm.



Iniciativë dhe sens i ulët biznesi

Fondacioni Maqedonas për Zhvillim do të publikojë rezultatet e një kërkimi botëror në të cilin nga Maqedonia ishin përfshirë 2000 persona të pyetur. Nga ta 71 për qind mendojnë se fillimi i një biznesi është një zgjidhje e mirë. Mbi 60 për qind mendojnë se kanë dituri të fillojnë biznes. Vetëm 8 për qind prej tyre janë përfshirë në aktivitete biznesi në fazë fillestare.  



Promovimi i shembujve të mirë

“E rëndësishme që njerëzit të nxiten të fillojnë biznesin e tyre është që mediet të informojnë për shembujt e suksesshëm”, thotë Tetjana Llayarevska.

Në fund të vitit 2010 u miratua Ligji për shoqëri financiare i cili mundëson që veç bankave të krijohen edhe aktorë të tjerë në tregun financiar për kreditime, garanci apo karta krediti.



AddThis Social Bookmark Button