As aktivistet ukrainase të zhveshura nuk bëjnë dot gjë ndaj pasivitetit në Maqedoni

As aktivistet ukrainase të zhveshura nuk bëjnë dot gjë ndaj pasivitetit në Maqedoni by DiversityMedia

Kushtetuta e Maqedonisë garanton mbledhjen e lirë të njerëzve dhe protestimit publik. Por edhe përkundër lirisë që parashikon kushtetuta, sipas ekspertëve ligjet kufizojnë ata që në mënyrë të organizuar duan të tregojnë qëndrimet e tyre. Për këtë arsye por edhe shkak të pasivitetit të popullit, organizatat qytetare thonë se mungon aktivizmi qytetar që do të ishte një kontroll për pushtetin.

 

“Të rrojë Bjellorusija” bërtisnin aktivistet gjysmë të zhveshura të organizatës ukrainase “Femen” të cilat përfunduan në një pyll afër Minskut, të lara me benzin, fytyra të ngjyrosura dhe të qethura tullë. Protestat rrallë herë përfundojnë pa tërheqje dhe shtyrje me policinë, por protestat e këtyre vajzave gjithmonë tërheqin televizionet dhe aparatet fotografike. Qëndrimet ose dhe protestat e tyre vajzat të cilat e quajnë veten si luftëtare për të të drejtat e grave e shprehin të veshura shumë pak dhe gjithmonë toples.

Ana Gucol pikërisht nga organizata “Femen” thotë kjo mënyrë proteste është efektive për tërheqjen e vëmendjen për të drejtat e grave:

“Seksualitetin tonë e përdorim që të “shesim” këto tema sociale. Të gjithë e dimë se një gjë e tillë tërheq vëmendje, se ndikon fuqishëm, është efekt, është skandal të cilin e bëjmë që të prezantojmë idetë tona. Dhe kjo gjë jep rezultate”, kategorikisht shprehet Gucol.

Protestën e fundit masive e kemi pasur në vitin 2002

Në Maqedoni nuk veprojnë ukrainase të zhveshura, ndërkohë efektet e tyre nuk mund ti arrijnë as tubimet masive partiake gjatë zgjedhjeve.

Aktivistja për të drejtat e njeriut Mirjana Najçevska mendon se Maqedonia nuk ka traditë të lëvizjeve demokratike që do të merrte rolin e kontrollit të pushtetit.

 “Qytetarët po bien në një lloj apatie edhe përkundër mos arritjes që nëpërmjet institucioneve të sistemit realisht të shtrojnë kërkesa dhe interesa të caktuara. Për këtë arsye, automatikisht tek një pjesë e qytetarëve ka një dozë të madhe frike se në një mënyrë ose tjetrën do të etiketohen nëse vendosin të shprehin pakënaqësi apo dhe nevoja ose interesa të veçanta. Ose përshtypja është se ato nuk japin asnjë rezultat por vetëm sjellin situata delikate individuale”, komenton Najçevska.

Tubimi i fundit masiv sindikal në Maqedoni është zhvilluar në vitin 2002, kur u mblodhën rreth 14 mijë vetë para miratimit të reformave në shëndetësi.
Nëse mund ndo një tjetër të shkojë ne vendin tim, por të drejtat e fituara të vlejnë edhe për mua”, ky është reagime që marrin shpesh sindikalistët kur përpiqen të mobilizojnë anëtarësinë e tyre. Sindikata e industrisë së metaleve, punonjësve në energjetikë dhe minatorëve siç duket është i vetmi që planifikon protesta të qeta në ditën kur parlamenti do të votojë për shkurtimin e të drejtës së kompensimit nga shteti.  

S’ka as mënyra të buta presioni

Sekretarja e kësaj sindikate Mare Ançeva thotë se punëtorët me shumë kujdes hynë në struktura të tilla të organizuara.

“Kjo gjë gjithmonë lidhet me mënyrën se si u realizua tranzicioni dhe ndryshimet gjatë asaj periudhe, me mënyrën dhe ritmin se si u humbën vendet e punës dhe me faktin se sa e vështirë është të gjendet punësim i ri. Njerëzit tani janë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e aktiviteteve për të cilat ata mendojnë se mund të kenë efekt ndaj sigurisë të vendit të punës që kanë” shpjegon Ançeva.

Ajo thotë se protestat gjithmonë janë një mënyrë për të shprehur pakënaqësi. Mund të përdoren edhe mënyra më të buta presioni si për shembull mbajtja e shiritave rreth krahut ose në ballë. Ose kur ka vonesa në pagesa të gjithë të veshin bluza me mbishkrimin “Duam rroga”. Ose mënyrën e sindikatave sllovene që publikojnë lista të bardha ose të zeza të punëdhënësve.

Duket se vendi ku shprehen reagimet dhe pakënaqësitë janë rrjetet sociale, të cilat po shndërrohen në një “Hajd Park” për të rinjtë. Këtë qëndrim e ndan Dona Kosturanova kryetare e Forumit Rinor Arsimor organizatë e cila vitet e fundit punon në nxitjen e lëvizjeve tek të rinjtë.  

“Nëse duam të kemi rini që do të jetë aktive në shoqëri do të duhet t’i japim mundësi që të ushtrojë demokracinë. Kjo mundësi në shume vende jepet gjatë organizimeve në shkollë të mesme, ku në shkolla votohet, zgjidhet parlament, ose përfaqësuesin tënd. Kjo vlen edhe në organizimet studentore. Në Maqedoni, zgjedhjet në shkollat e mesme janë mistike, asnjë nuk di kush janë kryetarët, përfaqësuesit, kush janë anëtarët se si zgjidhen ata... Në këtë mënyrë të rinjtë s’janë dot aktiv në shoqëri, të flasin për të drejtat e tyre, të përfaqësohen, nëse sistemi nuk ua mundëson një gjë të tillë”, thotë Kosturanova.

Për disa gjëra nuk mund të heshtet  

Protestat spontane pas vdekjes së Martin Neshkovskit ku morën pjesë kryesisht të rinj, sipas Najçevskës megjithatë treguan se pas disa ngjarjeve ose fenomeneve thjesht nuk mund të heshtet:  

“Kjo është mënyrë edhe për edukimin e pushtetit. E gjithë asaj që përfaqëson demokraci dhe nevojës për të treguar kujdes për mendimin e shprehur nga qytetarët. Ky është një proces më i gjatë në të cilin po hymë dhe që do të thotë mësim mbi demokracinë edhe nga pushteti edhe nga qytetarët me të cilin do të kalojmë pragun e apatisë tek të dyja palët”, thotë Najçaska.  

Partia qeverisëse VMRO DPMNE në programin e saj me të cilin u prezantua në zgjedhjet e fundit parlamentare shkruan se respekton të drejtën e lirisë së shprehjes me çka mundësohet kontrolli ndaj pushtetit. Por megjithatë në disa raporte Maqedonia kritikohet, Departamenti amerikan i shtetit në raportin e fundit për të drejtat e njeriut vuri re presion ndaj medieve. Raporti thekson se ligji lejon që sindikatat të punojnë pa pengesë, por jo gjithmonë qeveria ligjet i zbaton në praktikë. 

AddThis Social Bookmark Button