Strategji nga “sot për dje”

Strategji nga “sot për dje” by DiversityMedia

Maqedonia deri më tani ka përgatitur dy dokumente për zhvillimin, që të dyja në një periudhë prej tre vjetësh. Strategjia 2008 – 2013 edhe përkundër propozimeve të qeverisë aktuale pas kritikave ajo u tërhoq. Disa pjesë u vlerësuan si skandaloze. Për shembull në pjesën ku flitet për falimentimin e kompanive jepen shembuj nga historia ku në Angli për një gjë të tillë janë prerë veshët e njerëzve. Ose tek pjesa për demografinë ku si qëllim tentohet zvogëlimi i numrit të atyre që jetojnë vetë.

Maqedonia është njl nga vendet e rralla që janë kandidate për anëtarësim në BE dhe që nuk ka një plan afatmesëm ose afatgjatë zhvillimor. Ekspertët thonë se nga aspakëti ekonomik, mospasja e një kornize të saktë i bën investitorët hezitues. Nga ana tjetër jepet një mesazh politik se vendi nuk dëshiron anëtarësim në BE.

Sheqerinska: Bëjnë politikë nga “sot për dje”

Maqedonia në vazhdimësi është duke marrë borxhe në institucionet ndërkombëtare financiare. Ndërkohë nuk përdor ndihmën nga fondet e BE-së. Ata që ndjekin proceset e integrimeve evropiane thonë se veprimet e tilla të politikës ekonomike të qeverisë nuk kanë asnjë logjikë.   

Për shembull instrumenti për ndihmë para anëtarësimi IPA, projekton 11.5 miliardë euro nga 2007 deri në 2013 për Maqedoninë, Turqinë, Kroacinë, Islandën, Malin e Zi, Serbinë. Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Maqedonia mund të përdorë mbi 600 milion euro. Deri më tani ka përdorur 65 milion euro.

Një nga arsyet e kësaj praktike për Natasha Javoanovën, nga Qendra për Arsim Evropian është mospasja e një strategjie zhvillimi që është një mekanizëm për të përdorur para evropiane.

“Ai dokument është Bibël, dokumenti bazë dhe fillestar i cili përcakton qartë prioritetet zhvillimore të shtetit. Dokument që përcakton fushat problematike dhe në të cilat duhet investuar dhe bërë përpjekje nga ana e qeverisë por edhe nga ndihmat e BE-së që të mund të arrihet zhvillim ekonomik”, thotë Jovanova.

Radmilla Shekerinska, Kryetare e këshillit kombëtar për integrimet evropiane, për Diversity Media kritikon se qeveria aktuale zhvillon një politikë nga “sot për dje”. Ajo thotë se qeverie nuk mendon për interesa strategjik, për qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe si të zgjidhet në një periudhë afatgjate.

“Si rezultat i një politike të tillë Maqedonia është i vetmi vend që deri më sot nuk ka përdorur as edhe një euro nga paratë evropiane për nxitjen e konkurrencës, të cilat në mënyrë direkte mund të kanalizohen në kompanitë e vendit. Për këtë vendi çdo vit bie poshtë në radhitjet për konkurrencën, eksportin asaj që është tërheqëse nga kapacitete e saj prodhuese”, thotë Shekerinska.   

BE shikon deri në 2020, qeveria e Maqedonisë deri në 2013

Veç pasojave ekonomike, mospasja e strategjisë zhvillimore sjell edhe ndikime.

“Mesazhi politik që dërgohet është se kjo Qeveri ose ky shtet nuk do të shkojë në BE”, thotë Jovanova nga Qendra për Arsim Evropian dhe vlerëson se Maqedonia duhet të ndjekë politikën e BE-së e cila vitin që shkoi miratoi dokumentin “Evropa 2020”. Në dokumentin – strategji, ndër të tjera fokusi është vënë tek zhvillmi nëpërmjet inovacioneve, të rinjve, dixhitalizimit, përdorimi efikas i burimeve.  

Maqedonia deri më tani ka miratuar dy dokumente zhvillimi që të dyja për një periudhë tre vjeçare. Qeveria aktuale bëri edhe  një përpjekje me strategjinë 2008 – 2013 e cila u tërhoq pas kritikave nga opinioni. Disa pjesë u vlerësuan si “skandaloze”. Për shembull në pjesën ku flitet për falimentimin e kompanive jepen shembuj nga historia ku në Angli për një gjë të tillë janë prerë veshët e njerëzve. Ose tek pjesa për demografinë ku si qëllim tentohet zvogëlimi i numrit të atyre që jetojnë vetë.

Natasha Jovanova

“Shteti nuk përpiqet të bëhet anëtar i BE vetëm sa për të qenë pjesë e tij, por me ndihmën e BE-së të mundësojë rritje ekonomike, zhvillim dhe standarde më të mira jetese për të gjithë qytetarët. 

Zëvendës kryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi që kur se ka marrë postin pas zgjedhjeve të qershorit dhe deri më tani nuk ka folur për planin kombëtar të zhvillimit. Në deklarimet publike ajo adreson në shumë çështjen e mosmarrëveshjes për emrin me Greqinë. Diversity Media kërkoi por nuk mori përgjigje nëse Maqedonia do të ketë një strategji zhvillimi. Ndërkohë para disa kohe znj. Arifi ishte kritike kur fliste për përdorimin e parave evropiane.

“Kapacitet tona duhet ti mbi ndërtojmë që të mund të tërheqim fonde dhe të jemi më efikas në përdorimin e tyre. Kjo nënkupton se ka nevojë për kapacitete administrative më të fuqishme në administratën qendrore. Por këto kapacitete duhet të përforcohen edhe në kuadër të qeverisjes lokale”, tha znj. Arifi.

Çeki – Strategjia e zhvillimit më afatgjate se mandati qeverisës

Shembulli i Çekisë është i ngjashëm me atë të Maqedonisë. Në periudhën para fillimit të negociatave me BE-në, ka pasur kryesisht plane afat shkurtra zhvillimi sepse politikanët kane pasur refuzim për shkak të ekonomisë me planifikim për vite të tëra gjatë komunizmit, shpjegon Radomir Shpok nga instituti çek Europeum. Por sipas tij më vonë praktika ndryshoi dhe erdhën përfitimet:

“Ajo që për mua është më e rëndësishme është se strategjia e miratuar afatgjate e tejkalon periudhën e afatit për zgjedhje ose të përbërjeve qeveritare. Për shembull nëse miratohet një strategji zhvillimi dhjetë vjeçare, kjo do të thotë se ajo do të zbatohet më së paku nga tre qeveri me mandat prej katër vjetësh”, sqaron Shpok.  

Serbia edhe pse është një hap prapa Maqedonisë dhe nuk është as vend kandidat për anëtarësim për në BE, sërish ka përgatitur strategjinë 2020. Duke ndjekur shembullin e BE-së për shembull projekton që nivelin e varfërisë nga 17 ta ule në 14 për qind.

Se çdo të thotë të kesh strategji zhvillimi, shembull i mirë janë edhe Estonia dhe Irlanda. Para hyrjes në BE Talini vendosi që të gjitha paratë të harxhohen për zhvillimin e sektorit të teknologjisë informatike dhe aksesit në internet. Dublini bëri bum ekonomik kur vendosi në mënyrë strategjike paratë e tij dhe ato evropiane ti përdorë për zhvillimin e burimeve njerëzore nëpërmjet trajnimeve. Infrastruktura ishte në plan të dytë.   

Atë që për momentin ka Maqedonia është programi katër vjeçar i qeverisë i cila në pjesën më të madhe është kopje e programit zgjedhor të partisë qeverisëse VMRO DPMNE.


 

Iniciativat strategjike të BE-së për zhvillim të qëndrueshëm deri në 2020

1. Bashkim inovativ

2. Të rinjtë në lëvizje

3. Axhendë dixhitale për Evropën

4. Evropë e cila përdor me efikasitet burimet

5. Politika për industrinë në epokën e globalizimit

6. Pakt për aftësi të reja dhe vende të reja pune

7. Platformë evropiane kundër varfërisë


 

BE dhe Serbija – gjendja aktuale dhe qëllimet zhvillimore

 

                                                              BE 2010          BE 2010          Serbi 2010       Serbi 2020

 

Punësimi – mosha 20 – 64 vjet (%)                    68                    75                    49                    65

 

Investime në kërkime dhe zhvillim (% GDP)          1.9                   3.0                   0.3                   2.0

Pjesëmarrja me harxhimet në energji

nga burime të ripërtërishme (%)                         16                    20                    12                    18

 

Efikasitet në energji (ose / 1000$ GDP)               0.21                 0.17                 0.96                 0.57

 

Shtesa nga 30–34 vjet me

diplomë universitare (%)                                   31                    40                     21                    30

 

Përqindja e varfërisë                                         16                   12                     17                    14                   


AddThis Social Bookmark Button