Demokracia – liri për të zgjedhurdiktatorët tanë

Kur për herë të parë e pashë përgjigjen epyetjes – Çfarë është demokracia? më bëri të qesh dhe të pranoj hapur se ashtuështë, pikërisht ashtu, ose: - Demokracia është liria vetë të zgjedhimdiktatorët. Sot sërish lexova të njëjtën gjë por kësaj here veç qeshjes nukmunda mos të ndjej një keqardhje të madhe. Keqardhje për veten dhe ata rrethmeje që besojnë në ekzistencën e demokracisë në formën e qeverisjes sëpopullit. Ironike, por në fakt shumë i vërtetë është ai definicion, kurse ne këtëtë vërtetë e ndeshim çdo ditë, qoftë në formë të shkruar ose të folur, dhe nëmënyrë të verbër vazhdojmë të luftojmë për demokracinë tonë.

Po për çfarëdemokraci ne luftojmë? Për lirinë për të zgjedhur qeverisësin tonë i ciligjithmonë atë që ka bërë është pushtimin tonë, vdekatarëve të thjeshtë. Demokracishikon vetëm ai vetë madje të tillë siç ne nuk e njohim. Liri e plotë dhe absolutenë veprim kurse ne na i mbyll sytë mjaftueshëm që të  vazhdojmë të luftojmë për demokracinë e “tij”.

Flas për atë situatë, e njohur mirë, me “syzetrozë”.

Mendimet më sundojnë gjithë ditën, ndërkohëe di se nesër ashtu si dhe të gjithë ju do të vazhdojmë drejt përmbushjes sëprincipeve tona demokratike të cilat padyshim do të na çojnë në bashkësinë eshteteve evropiane, themeluesit e demokracisë. Por ju lutem, cilën demokraci?Atë që na jep liri ti zgjedhim vetë diktatorët, ose atë të vërtetën, qeverisjee popullit, nëse ekziston një gjë e tillë.

Mirupafshim deri në respektimin e radhës tëtë drejtës demokratike dhe zgjedhjes të lirë, jetës të lirë, lirisë sëshprehjes.


Blog i Monika Petroskës dhe Maja Peroskës. Autoret konkurrojnë në konkursinpër blog më të mirë informativ me temë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Konkursi shpallur nga Diversity Media.

AddThis Social Bookmark Button