Shtetësia e dyfishtë hap dyert evropiane

Shtetësiae dyfishtëhap dyert evropiane by DiversityMedia

Liria e lëvizjes është një nga bazat mbi të cilat funksionin BE. Nga ana tjetër vendet  e BE-së paralajmërojnë për masa të cilat mund të kushtëzojnë regjimin pa viza. Nën këtë kushte Vesna Kollovska analizon nëse marrja e shtetësisë së dyfishtë nga një vend evropian në fakt do të thotë futje në BE nga dera e vogël?

Lester Bo McCeleb me siguri është personi më njohur i huaj që ka marrë shtetësi maqedonase pas suksesit që pati kombëtarja e Maqedonisë në basketboll në kampionatin evropian. Amerikani me pasaportë maqedonase është nga ata qytetarë që falë mundësisë për shtetësi të dyfishtë ka ruajtur edhe shtetësinë e vendit ku është lindur, kurse ka marrë edhe të asaj ku vepron.

Pasaporta maqedonase në Evropë, mundëson vetëm udhëtime turistike por jo punësime. Nëse dikush ka ofertë pune atëherë punëdhënësi duhet të ofrojë garanca të caktuara që mundësojnë marrjen e vizës së punës.

Këtë gjë e verifikon edhe Sllave Serafimov, i cili ka shkuar në Itali me pasaportën e Maqedonisë, por siç thotë do ta kishte pasur më lehtë nëse do të kishte pasaportë të ndonjë vendi të BE-së.

“Procedura është thjeshtëzuar. Me pasaportë bullgare menjëherë kërkon punë dhe nëse e gjen menjëherë merr kontratë pune. Ndërsa me pasaportë maqedonase procedura është më e gjatë. Duhet të merret vizë, pastaj me vizën shkon në Itali për të marrë leje qëndrimi dhe punë”, shpjegon Serafimov.

Nga Janari de ri në shtator 5530 maqedonas me pasaporta bullgare

Për qytetarët maqedonas për të marrë një pasaportë evropiane, më lehtë arrihet nëpërmjet marrjes së shtetësisë bullgare. Ajo që kërkohet është vetëm të vërtetoni se keni rrënjë bullgare, diçka shumë e lehtë sipas analistes Adelina Marini e portalit EU Insight, për shkak të historisë së ngatërruar të Ballkanit.

“Kishte shumë diskutime për këtë çështje. Kishte dhe një skandal rreth kompanive që ndërmjetësonin për marrjen e dokumenteve bullgare. Me sa duket pjesërisht bëhet fjalë edhe për elementë korruptim, kurse pjesërisht edhe për faktin se shtetësia bullgare merret lehtë nëse verifikoni se keni lidhje me paraardhës bullgarë”, thotë Marini.

Sipas saj nga viti 2001 deri ne shtator të vitit 2011 shtetësi bullgare kanë marrë 35.800 maqedonas. Këtë vit nga janari deri në shtator shtetësi bullgare kanë marrë 5530 qytetarë maqedonas.

Por kjo çështje mund të sjellë edhe efekte politike. Një prej tyre është kushtëzimi i Bullgarisë për anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në BE për shkak të numrit në rritje të pakicës bullgare në Maqedoni.

Marini thotë se një gjë të tillë mund të ndërmarrin nacionalistë të margjinalizuar por jo edhe qeveria bullgare. Ndërkohë as qeveria në Shkup nuk mendon se do të ketë ndonjë kusht të tillë nga Bullgaria. Në një përgjigje me shkrim dërguar Diversity Media-s, qëndrimi i qeverisë është se Maqedonia është lider në rajon për respektimin e të drejtave të pakicave.

Por sipas redaktorit të televizionit të Tiranës ABC Ardi Pulaj, Ballkani ka shembuj kur dhënia e shtetësive të dyfishta nga vende fqinje mund të shërbejnë për manipulime politike. Ai shpjegon rastin e shtetasve shqiptarë që kanë marrë shtetësi greke.

“Shumica e atyre që kanë shkuar në Greqi kanë pasur probleme me autoritete atje të cilat njihen për qëndrimet të tyre nacionaliste dhe gjithashtu për sa i përket qëndrimit jo shumë të mirë ndaj emigrantëve. Kështu shumë shqiptarë, kur dihet që popullsia shumica është myslimane, është dashur për tu përshtatur një jete n Greqi për të ndryshuar emra për ti bërë atë në emra grek. Një tjetër aspekt është se Shqipëria ka një minoritet grek, i cili ka hedhur sytë drejt shtetit grek, kjo për të përfituar jo vetëm pasaportën por edhe përfitime. Kur edhe persona të tjerë deklarohen grekë marrin pensione ose përfitime të tjera”, shpjegon Pulaj.

Ekzistencë ose patriotizëm?

Në vitin 2014 tregu i punës në BE do të hapet plotësisht për Rumaninë dhe Bullgarinë. Kjo do të thotë se qytetarët e Maqedonisë që kanë pasaporta bullgare ose rumune mund të fitojnë vende më të mira pune. Atëherë mund të ndihet më shumë largimi i kuadrove të shkolluar, për çka deputeti nga Kanadaja, Pavle Sasdov, gjithashtu me shtetësi të dyfishtë, mendon se shteti duhet të ketë ndonjë lloj strategjie.

“Ajo që duhet të bëhet është që të gjithë shtetasit e Maqedonisë ta mbajnë atë pavarësisht nëse kanë edhe shtetësi të dyfishtë ose të trefishtë. Para se gjithash pasaportat merren për arsye ekonomike, por me rritjen ekonomike me hapjen e vendeve të reja të punës, me rritjen e investimeve të huaja, ky problem do të zhduket”, mendon Sazdov.

Nga 27 vende anëtare të BE-së, Gjermania, Suedia dhe Austria nuk njohin shtetësinë e dyfishtë. Ndërkohë vëzhguesit thonë se këtë praktikë mund ta zbatojnë edhe vende të tjera si masë për të parandaluar emigracionin.

Sllave Serafimov nga Koçani, që është në prag të marrjes së pasaportës italiane s’ka dilemë se nga cila pasaportë do të heqë dorë.

“Të jem i sinqertë unë Maqedoninë do ta mbaj në zemër por kur bëhet fjalë për ekzistencën, unë do të zgjedh pasaportën italiane”, tregon me sinqeritet Serafimov.

Të kesh pasaporta nga shtete të tjera është praktikë edhe në shtetet e pasura. Amerikanët marrin shtetësi kanadeze për shkak të sistemit më cilësor të shëndetësisë. Kanadezët marrin shtetësi amerikane për shkak të rrogave më të larta. Disa e trajtojnë si fisnikëri të kesh pasaportë nga vendi i origjinës së familjes, siç ka bërë edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton kur mori shtetësi irlandeze. Por Ballkani sërish është një rrëfim tjetër. 

AddThis Social Bookmark Button