Interneti i “vret” librat

Interneti i “vret” librat by DiversityMedia

Interneti, a është duke i zëvendësuar bibliotekat? Jo thonë të rinjtë, duke shpjeguar se leximi në versionet e botuara të librave është më relaksues në krahasimi me leximin e librave dixhitale në internet. Bibliotekarët ndërkohë thonë se interesi i të rinjve për të lexuar ka rënë.

I pyetëm të rinjtë, çfarë librash dëshirojnë të lexojnë? Të botuara në letër ose dixhitale në monitorin e kompjuterit.

“Versioni i botuar më çlodh trurin më shumë”

“Më relakson, kur ik nga përditshmëria kur duhet të lexoj për teste dhe provime”

“Kur lexoj në kompjuter i kuptoj gjërat më vështirë, ndërkohë kam probleme edhe me sytë”

“Para kompjuterit jam gjithë kohës, në internet, por nuk lexoj libra”

Kështu përgjigjen disa të rinj.

Sllobodanka Jovanoviç, bibliotekare në bibliotekën “Vëllezërit Milladinovci” në Shkup, thotë se të rinjtë i gjejnë librat që duan vetëm me disa klikime në internet. 

“Në internet fëmijët i gjejnë versionet e shkurtuara të lektyrave. Në një rast të tillë nuk duhet të lexojnë gjithë librin. Mendojnë se nuk kanë nevojë të harxhojnë kohë duke lexuar një libër të madh, por për fat të keq kjo ndikon në fjalorin e tyre”, thotë Jovanoviç.

Përparësi dhe pengesa

Gordana Andreeva në bibliotekën e njëjtë punon për të dixhitalizuar librat.

“Secili në Google mund të shkruajë ç’të dojë. Edhe unë mund të shkruaj se kam ardhur nga Marsi, por kjo nuk do të thotë se është e besueshme. Kjo është një mënyre se si të rinjtë vijnë deri tek informacionet që përdorin, edhe pse edhe ata kanë rëndësinë e tyre”, thotë ajo.

Për Irina Shumadievën, asistente programesh në organizatën qytetare Metaforfozis leximi në monitor është praktik dhe i shpejtë, për më të gjindshmit edhe i lirë. Por sërish mendon ajo, shumë të rinj duan që romanet e preferuar ti lexojnë në plazh ose në vende për ta më të rehatshme.

“Nëse lexoni nga libra të botuar, mund të mbani shënim, të merrni me vete gjërat e nevojshme dhe të shkoni në vendet e preferuara. Por të njëjtën gjë mund ta bëni edhe nëse lexoni në variante elektronike. Mjetet thuajse janë të njëjta tani, por mënyra se si e pranon syri variantin e botuar në letër dhe atë elektronike nuk është i njëjtë”, thotë Shumadieva.

Megjithatë, në variante elektronike apo në letër, të gjithë pajtohen se është shumë mirë kur lexohen libra.  

AddThis Social Bookmark Button