Shpallen çmimet “Bëju NEWS BLOGER”

Diversity Media Production më datë 29.02.2012, në ora 12.00 pranë Klubit të Gazetarëve publikojë çmimet për blogerët e rinj Bëju NEWS BLOGER”

Vendi i parë i takoi Novica Nakov, për blog-un (E pa)njohur, (e pa)ditur.

Vendi i dytë i takoi Fatlume Dervishit për blog-un Koncepti i demokracisë në vendet në tranzicion kurse i 

treti i takoi Monika Petkovskës dhe Maja Peroskës për blogun Demokracia – liri për të zgjedhur diktatorët tanë

Në konkursin e shpallur morën pjesë gjimnazistë, studentë, aktivistë, gazetarë të rinj si dhe studentë të fakulteteve të gazetarisë.

Anëtarë të jurisë ishin Aleksandar Çomovski, gazetar me përvojë të gjatë dhe aktualisht redaktor dhe drejtues i programit “Nëse është”, Zoran Stefanovski, i cili për disa vjet ka qenë gazetar pranë redaksisë të BBC-së në gjuhën maqedonase, aktualisht jeton në Londër, Filip Stojanovski, bloger dhe ekspert për media të reja si dhe ekipi i Diversity Medias. 

Konkursi për blog më të mirë është pjesë e projektit Qytetarë të mirë informuar si bazë për demokracinë”, në kuadër të të cilit gazetarë të mirënjohur prodhojnë tre herë në javë analiza radiofonike, të cilat i publikojnë në faqen e internetit diversitymedia.mk si dhe në rrjetin e 16 radiove që transmetojnë në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Diversity Media Production (DMP) është organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar me qëllim që të zhvillojë gazetarinë profesionale, të kontribuojë për një liri më të madhe të shprehjes si dhe të mbështesë demokracinë dhe pluralizmin në Maqedoni.
Qëllimi i DMP është që nëpërmjet profesionalizmit të lartë në gazetari, me theks të veçantë të gazetarisë on line dhe radios të ndikohet në ngritjen e standardit të gazetarisë në përgjithësi.  

DMP mbështet idenë se qytetarët janë thelbi i jetës politike dhe shoqërore. Për këtë arsye organizata do të ndihmojë qytetarët të jenë pjesë e debateve të rëndësishme, sidomos qytetarët që janë pjesë e grupeve jo shumicë dhe të margjinalizuara.  

AddThis Social Bookmark Button