Për ne

Diversity Media

Diversity Media (DM) është organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar me qëllim që të zhvillojë gazetarinë profesionale, të kontribuojë për një liri më të madhe të shprehjes si dhe të mbështesë demokracinë dhe pluralizmin në Maqedoni.

Projekti i saj i parë mbështet radion si medie. Sipas analizave të ndryshme radio në Maqedoni është më pak e zhvilluar dhe ka marrë më pak mbështetje. Për këtë arsye ekipi i DM nëpërmjet faqes së internetit diversitymedia.mk do t’ju mundësojë radiove partnere por edhe publikut të gjerë të kenë akses tek kronikat dhe analizat radiofonike të cilat do ti mund ti transmetojnë në programet e tyre.

Qëllimi i DM është që nëpërmjet profesionalizmit të lartë në gazetari, me theks të veçantë të gazetarisë on line dhe radios të ndikohet në ngritjen e standardit të gazetarisë në përgjithësi.  

DM mbështet idenë se qytetarët janë thelbi i jetës politike dhe shoqërore. Për këtë arsye organizata do të ndihmojë qytetarët të jenë pjesë e debateve të rëndësishme, sidomos qytetarët që janë pjesë e grupeve jo shumicë dhe të margjinalizuara.  

Një nga qëllimet e organizatës është promovimi i kulturave të ndryshme. DM do të organizojë trajnime dhe konferenca nëpërmjet të cilave do të theksohej ky fenomen. Organizata do të këmbëngulë të nxisë kërkime shkencore dhe do të mbështesë ngjarje të ndryshme kulturore si shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte ose projeksione filmash të cilat promovojnë standarde të larta të gazetarisë dhe vlera demokratike.

DM është themeluar nga profesionistë të cilët kanë si parim faktin se paanshmëria dhe objektiviteti janë bazë për një produkt të mirë gazetaresk. Një pjesë e ekipit që zbaton projektin janë gazetarë të cilët kanë përvojë disavjeçare si pjesë e shërbimit britanik BBC,  profesionistë të verifikuar në fushën e trajnimeve gazetareske dhe zhvillimit të medies si dhe aktivistë të sektorit civil në Maqedoni.

Themelues të Diversity Media janë:


1. Dushko Arsovski     This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

2. Nazim Rashidi         This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

3. Vesna Kollovska     This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

4. Samir Luma            This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Projekti “Qytetarë të mirë informuar si bazë për demokracinë” zbatohet me mbështetje të pjesshme të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni, nëpërmjet programit për grante të vogla për zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. 

 

 

This project was funded, in part, through U.S. Embassy grant. The opinions, findings and conclusions or recommendations expressed herein are those of the Author(s) and do not necessarily reflect those of the Department of State.

„Овој проект е делумно поддржан од Амбасадатана САД. Мислењата, откритијата и заклучоците, или препораките изнесени овде се на авторот(ите), и не ги одразуваат оние на Стејт Департментот на САД.“

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqituranë këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato tëDepartmentit të Shtetit.

AddThis Social Bookmark Button