„Komunitetet më të vogla të humbura në botën paralele të maqedonasve dhe shqiptarëve” është tema e debatit të tetë publik që do të mbahet në Shtip, të premten më datë18.03.2016 në ora 10 në Sallën e kongreseve të Qendrës multimediatike të Kanal 77. Panelistë do të jenë: Aleksandra Bojaxhieva, eksperte dhe ish Koordinatore kombëtare për çështjet e minoriteteve, Violeta Kozhinkova, gazetare lokale. Moderator: Nazim Rashidi.
Diskutimi organizohet nga Diversity Media në kuadër të projektit Diskutime Glokale.
Qëllimi i këtij, si dhe i 7 debateve publik të kaluara është të nxisë debatin, por edhe përforcimi i qeverisjes së mirë duke iu mundësuar të gjithëve të shprehin mendimin e tyre për tema me rëndësi për të gjithë shoqërinë.
Qytetarët e Maqedonisë rrallë herë kanë mundësinë që personalisht të marrin pjesë në debate për tema aktuale me intelektualë, artistë, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë Maqedonia. Aq më rrallë kanë mundësi ta ndjejnë se në atë formë në mënyrë aktive duhet të kontribuojnë për zgjidhjen e problemeve dhe në përmirësimin e kushteve për jetesë në nivel lokal.
Prandaj, për ta përmirësuar gjendjen me lirinë e të shprehurit dhe për të nxitur më shumë debate dhe diskutime, e njëkohësisht për ta përforcuar qeverisjen e mirë në nivel lokal dhe qendror, Diversity Media filloi projektin Dikutime Glokale. Në të, përmes 12 debateve publike do mundohemi të krijojmë më shumë hapësirë për debat publik për tema të rëndësishme dhe probleme në nivel shtetëror, por duke ju dhënë mundësi të gjithë qytetarëve në Maqedoni të shprehin mendimin e tyre dhe të kontribuojnë për këto tema. Në këto diskutime do përfshihen edhe krijues lokalë të politikave, intelektualë, gazetarë, dhe që është më me rëndësi – banorët lokalë.
Në 12 qytete të ndryshme do diskutohet për gjashtë tema të ndryshme, ndërsa në periudhën deri në muajin gusht të vitit 2016, Diversity Media do përgatisë edhe produkte mediatike, të cilët më pas do të publikohen në platformën e Diversity Media, Televizionin Alsat-M, si dhe në rrjetet sociale të organizatës. Do të përgatitet edhe një broshurë me analiza komparative për atë se si perceptohen temat, gjegjësisht problemet e njëjta në dy mjedise të ndryshme.
Projekti realizohet me mbështetje të Civica Mobilitas, ndërsa partner në realizimin e tij është Alsat-M.