Kumanova në mes Irakut dhe Avganistanit

Kumanovarët që kanë gjetur punë në Irak dhe Avganistan, qytetit i kanë sjellë rrethë një miliardë dollar në dhjetë vitet e fundit. Pak nga këto para janë investuar në biznes dhe në hapjen e vendeve të punës, thonë analistët. Për disa ky problem është psikosocial. Sipas të tjerëve, vetqeverisja lokale dhe shteti nuk ju garantojnë konkurencë fer në treg.

Analizë nga Dushko Arsovski

Qendra e qytetit të Kumanovës edhe më tej është e stërmbushur me vinça dhe kamiona. Ngrihen ndërtesa banimi në çdo kënd. Pjesa më e madhe e investitorëve janë kthyer nga Iraku dhe Avganistani. Ekspertët ekonomik vlerësojnë që ky investim nuk sjellë zhvillim të qëndrueshëm. Por, jo të gjithë janë të interesuar për pasuri të patundshme.

Boban Bojkovski është një prej tyre që ka pasur për qëllim të nisë biznes në zonën e paralajmëruar ekonomike në kazermën e vjetër.

Boban Bojkovski, i këthyer nga Avganistani:

“Pikërishtë për ato njerëz që prej fillimit të biznesit të tyre kishte një shërbim të përbashkët që duhej t’ju ndihmonte për sërbimet për llogaritje, shërbimet e transportit etj.

Ai projekt është anuluar. Pse është anuluar dhe gjatë kësaj periudhe a keni ndonjë projekt tjetër të ngjashëm?”

Në vend të tij, kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski paralajmëron një projekt të ri dhe sipas tij, atraktiv.

Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Kumanovës:

“Me frikë, këto ditë do të nënshkruaj ankand për 60 parcela të reja, gjegjësishtë 600 mijë metër katror zonë industriale e ndërtuar në hapsirën e fshatit Reçicë, ku presim që të kemi aplikim të disa investitorëve të ardhëshëm të interesuar me kushte më të përshtatshme që egzistojnë diku në botë. Do të kemi një euro për metër katror dhe zero euro për shërbime komunale.”

Kumanovarët “të rëndë”miliarda dollar

Edhe kryetari i këshillit të komunës, Maksim Dimitrievski është i këthyer nga mërgimi.

Ai ka llogaritur që të gjithë parat që kanë sjellë kumanovarët prej Irakur dhe Avganistanit peshojnë rrethë 50 buxhete vjetore të qytetit ose rrethë një miliard dollar. Pak nga këto janë investuar.

Ai sqaron disa nga arsyet.

“Ne në Kumanovë nuk kemi një ndërmarrje serioze për pajisje hidraulike, kurse në Irak dhe Avganistan kemi pasur më së paku 1000 të tilla me pajisje hidraulike të kualitetit të lartë. Nuk detyrohen të vijnë të investojnë. Nuk mund të krijoni ndërmarrje e cila do të gjenerojë kapital dhe t’ju mbajë juve, familjen tuaj dhe të afërmit tuaj, t’ju blejë automjet, t’ju japë të gjithë të mirat e kënaqësisë dhe të jetesës, dhe në ndërkohë të gjithë këtë ta bëni me 50 mijë euro. Ashtu formulë në botën e biznesit nuk egziston.”

Hulumtimin që e bëri Qendra e analizave ekonomike (QAE) në Shkup, tregoi që 60% e mërgimtarëve nuk duan të investojnë në Maqedoni.

Hristijan Risteski, bashkëautor në këtë mund, jep shembuj se si vetëqeverisja lokale t’i motivojë ato me kapital.

“Si një shembull plastik do të jepja gazifikimin. Të formohen ndërmarrje komunale ku kapital do të jepnin edhe ato njerëz të cilët kanë kapital të lirë të cilin e kanë fituar në Irak dhe Avganistan. Në njëfar mënyre t’ju garantohet një bashkëpunim minimal dhe shtim të kapitalit. Tjetër, është krijimi i ambientit aqë sa të jetë e mundur sepse ingerencat janë shumë të gërshetuara dhe nuk varet vetëm prej kompetencave të komunës për të krijuar një ambient pozitiv në biznes në të cilin do të garantohet sundimi normal i të drejtës.”

Një ndër arsyet se pse shumë pak e të këthyerve vendosin të fillojnë biznes është politizimi i institucioneve, tregon analiza e QAE. Për këtë profesori i Eurokolegjit, në Kumanovë, Sinisha Naumovski, propozon një zgjidhje:

“Komuna e Kumanovës të jetë komuna e parë që do të depolitizohet. Si të depolitizohet? Komuna e Kumanovës duhet t’ju japë të drejtën e piedestalit dhe rëndësi njerëzve që fitojnë para. Çdo njeri që është i pasur duhet të jetë numër një. Duhet t’i gëzohemi dhe jo ta kemi zili. Kompani e suksesshme – një dorë e zgjatur nga vetëqeverisja lokale, pa dallim kush prej nga vjen, por edhe kush ka qenë shkaku i suksesit.”

Mentalitet

Edhe karakteri i mërgimtarëve është arsye e numrit të vogël të investitorëve. Dekani i Eurokolegjit, Lubisha Petrushevski sqaron se ato janë profile të njerëzve të cilët presin që të kenë një status të veçantë në shoqëri.

“Ato duhet të fitojnë më shumë nga ajo që kanë. Komuna e Kumanovës mund t’ju ofrojë edhe ndonjë ekskluzivitet të caktuar në sistemin ku jo vetëm ato do të kenë përfitim, por do të jenë shumë të pranuar si njerëz të vlefshëm. Flasim për sipërmarrës të suksësshëm dhe suksesi i tyre duhet të jetë i sforcuar.”

Me paralajmërimin e mbylljes së kampeve luftarake në Irak dhe Avganistan, në vitin e fundit në mënyrë drastike është zvogluar numri i kumanovarëve në këto shtete. Për këtë disa prej ekspertëve parashikojnë që milionat e fituar do të hargjohen, do të përfundojnë në ndonjë shtet të huaj ose në bankë.

“I kemi llogaritur rrethë 90 deri 120 milionë euro të pahargjuara. Ato janë para të gjalla. Paramendoni sikur ne mos arrijmë që ato para, të paktën 10 përqind t’i investojmë në Kumanovë, atëherë unë do të them që si shkencëtar nuk kam arritur të kontriboj asgjë.” vlerson profesori Sinisha Naumovski.

Të dhëna jozyrtare flasin se për të gjithë këto vite rrethë 5000 kumanovarë kanë qenë, janë punësuar ose ende janë në shtetet kritike. Prej kur filluan të mbyllen vendet e punës atje, vërehet një trend i shkuarjes drejt Katarit dhe drejt ndonjërit prej shteteve afrikane. Kumanova shkruan një histori të re – është shëndërruar në një qytet mërgimtarësh, ajo që këtu asnjëherë nuk ka qenë traditë.