Diversity Media fillon me realizimin e projektit për mbështetje dhe promovim të kulturës në Maqedoni. „M-ART” do jetë platformë në rrjetin social Facebook në të cilën do publikohen aktivitete, evente dhe arritje të artistëve nga vendi. Idea është që në një vend të prezantohen informacione të cilat do arrijnë tek një publik sa më i gjerë. Qëllimi jonë është të ndihmojmë artistët e rinj të cilëve edhe krahas sukseseve që arrijnë, rrallë herë u mundësohet hapësirë në mediet tradicionale. Si fillim ekipi i Diversity Media do përgatisë një seri video klipesh përmes të cilëve do njihemi me dhjetëra talente – piktorë, poetë, muicientë, etj. Proekti është i mbështetur nga Ministria e kulturës.
