Maqedonia e Veriut është një nga vendet që ka numrin më të madh të të prekurve me Kovid 19. Autoritetet bëjnë thirrje të vazhdueshme për zbatimin e masave si distanca fizike, pastërtia dhe mbajtja e maskave në vende publike që tani është edhe detyrim.
Në raportet e policisë thuajse çdo ditë njoftohet për qindra persona që nuk mbajnë maska. Rrjeti i gazetarëve të rinj sjell video nga shumë qytete të Maqedonisë së Veriut ku duket se ka shumë njerëz që nuk mbajnë maskat.
Në bisedë me ta, një pjesë e madhe e tyre thonë, se kjo mënyre e re jetesë, ende s’është pranuar deri në fund. Disa janë mosbesues ende se virusi ekziston kurse disa të tjerë mbajnë kujdesin e kërkuar.
Autoritetet shëndetësore, përsërisin thirrjet për kujdes dhe mbajtjen e maskave si mënyrë për të evituar përhapjen e virusit. Kurse ekspertë të tjerë me të cilët foli Rrjeti i Gazetarëve të Rinj, thonë se është e qartë se duhet një fushatë në vazhdimësi, për të edukuar njerëzit për rrezikun nga virusi por edhe për mënyrën e sjelljes së tyre në vende publike në kohën e kësaj pandemie.
Videot që publikojmë, që vinë nga disa qytetet të vendit, thuajse nga të gjitha anët, vërtetojnë thirrjet për nevojën për më shumë informacion rreth virusit korona dhe sëmundjes Kovid 19, sepse është e qartë se njerëzit në Maqedoninë e Veriut, një shumicë e madhe e tyre ose nuk mbajnë maskat, ose i mbajnë ato në mënyra të sakta.
Mbajtja e maskës në gushë, me hundën jashtë, pa mbuluar fytyrën dhe për të mbrojtur frymëmarrjen nga OBSH thonë se kjo është e kotë.
Mbajtja e maskave në publik është detyrueshme në Maqedoninë e Veriut thuajse që nga fillimi i pandemisë.
#MbaniMaskat #НосетеМаски
Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.
This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.
Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.