“Na kanë implantuar çipe” me informacion gjysmak për qëllime të ndryshme

Me pandeminë e koronavirusit të ri covid 19, lajmet e rreme, teoritë e kospiracionit, por edhe lajmet manipuluese, ato që bazohen në disa fakte të sakta, por të kripura me detaje fantastike për të tërhequr lexuesit edhe më tepër, morën një hov shtesë. Plasimi i informacioneve të këtilla ka qëllime të ndryshme, duke filluar nga përfitimi i individëve dhe grupeve politike, deri në përfitimin financiar të një personi-media i cili synon të përfitojë sa më shumë klikime të jetë e mundur, dhe me këtë të fitojë para nga reklamat e automatizuara.
Lajmin që e zgjodhëm për analizë është “A do të jetë implantimi i mikroçipeve gjëja e madhe e ardhshme në Evropë?”, e publikuar në origjinal në Euronews, por te ne është përcjellë nga shumë portale me tituj sensacional.


Edhe pse në përmbajtjen e lajmeve të përkthyera në maqedonisht pjesa më e madhe përmban informacionin kryesor, titujt janë ato që hutojnë lexuesin si: “Filloi implantimi i çipeve te njerëzit” ose “Filloi implantimi i çipeve te njerëzit: Ja kush është caku i ardhshëm”. Në lajmin origjinal nuk bëhej fjalë për atë se implantimi i çipeve në njerëz kishte filluar, por kishte të bënte me bioçipet që përmes ndërmarrjes së re Biohax, ishin testuar te suedezët që ishin paraqitur vullnetarë për këtë qëllim. Për më tepër, duhet të theksohet se këto bioçipe nuk janë aspak të rinj, por me zhvillimin e teknologjisë, u hapet mundësi për zbatim më të gjerë.
Këta mikroçipe shfrytëzojnë komunikimin e afërt në terren (NFC) dhe identifikimin e radio frekuencave (RFID) për të komunikuar me sistemin. Teknologjia e identifikimit të radio frekuencave (RFID) shfrytëzon antena për t’iu përgjigjur sinjalit hyrës me dërgimin e mesazhit hyrës. Kjo teknologji përdoret më shumë se 50 vjet dhe është e zakonshme në aktivitetet e përditshme, siç është përdorimi kartelës kreditore, kartela identifikuese për hapje të derës, për të paguar pagesat rrugore në autostradë si dhe në industrinë automobilistike për të hyrë në veturë pa çelës.
Personit i parë të cilit iu implantua mikroçipi RFID ishte shkencëtari britanik Kevin Warwick (i njohur si “Captain Cyborg”) në 1998. Ai e testoi atë në Universitetin Reading si një eksperiment i avancuar.


Bioçipet në mjekësi
Agjencia për ushqime dhe barna e SHBA-ve për herë të parë e ka miratuar këtë teknologji në vitin 2004, me rreziqe të potencuara të mundshme, përfshirë edhe efekte anësore. Mikroçipi i parë i miratuar në SHBA, për qëllime mjekësore është quajtur TheVEriChip dhe çmimi i tij fillimisht ishte prej 150 deri 200 dollarë, dhe i njëjti vendosej me ndihmë të gjilpërës për 20 minuta. Por sa dhe nëse kjo teknologji është e sigurt është përpunuar në punimin shkencor të Sima Ajamit dhe Ahmad Rajabzadeh të titulluar si “Teknologjia e Identifikimit të Radio Frekuencës (RFID) dhe siguria e pacientit”, në dispozicion në bibliotekën elektronike kombëtare të institutit të mjekësisë në SHBA. (“Radio Frequency Identification (RFID) technology and patient safety“.
Në punimin e tyre shpjegojnë se të paktën 44,000 njerëz, por ndoshta edhe 98,000 njerëz vdesin çdo vit në spitale si rezultat i gabimeve mjekësore, që ndoshta mund parandaloheshin me teknologjinë e përparuar. Këto gabime mjekësore mund të klasifikohen në pesë kategori: vendime të gabuara, komunikim i dobët, monitorim joadekuat i pacienteve, identifikim i gabuar i pacientëve, paaftësi për të reaguar me shpejtësi dhe të ngjashme. Sipas Komisionit të Përbashkët për Akreditimin e Organizatave të Kujdesit Shëndetësor (JCAHO), përdorimi i teknologjive të reja mund të ndihmojë në uljen e përqindjes së këtyre gabimeve.

Dezinformatat kanë ekzistuar gjithnjë, ne duhet të mësojmë të mbrohemi
Specialisti për shkrim-leximit mediatik, Mihajllo Llahtov, thotë se nuk është aspak e re dukuria e dezinformatës, propagandës dhe manipulimeve në media. Qindra vjet më parë, thotë Llahtov, ata që e kishin mundësinë për t’u drejtuar masave popullore, shpesh abuzuan me atë privilegj. Por, paraqitja e llojit të ri të mediave, veçanërisht rrjeteve sociale, ka mundësuar që informacionet dhe mesazhet mediatike, mes të cilëve edhe dezinformatat, të përhapen me shpejtësi të madhe dhe të futen në të gjitha shtëpitë.
“Paraqitja e te ashtuquajturave gazeta për një qindarkë në Angli dhe Amerikë në fillim të shekullit XIX, përpos që mundësoi që informatat të arrijnë deri te të gjitha shtresat shoqërore, hapi dyert për shumë dezinformata dhe përmbajtje të trilluara për rritje të shitjes dhe numrit të sponsorizimeve. Një nga mashtrimet më të mëdha të asaj kohe janë tregimet e New York Sun për gjallesat e çuditshme që jetojnë në hënë. Tregimet sollën shumë abonentë të ri dhe rritje të rejtingut, dhe edhe kur gazeta e ka pranuar mashtrimin, jo shumë njerëz kanë hequr dore nga besimi ndaj gazetës”, thotë Llahtov.


Ai mendon se për tu mbrojtur nga dezinformata, së pari duhet të edukohemi, të dimë ta njohim çfarë është gazetari profesionale dhe objektive, dhe çfarë është manipulimi dhe propaganda.
“Një nga parimet më të rëndësishme është që të jemi mjaft skeptikë ndaj përmbajtjeve që konsumojmë në sasi të mëdha çdo ditë. Por, jo njësoj skeptik ndaj të gjithëve. Ekzistojnë media, do të përmend Guardian për shembull, të cilët me profesionalizmin e tyre meritojnë besimin tonë shumë më tepër sesa portalet e verdha pesë-qindarkash”, shton Llahtov, i cili refuzon të përdorë termin “lajme të rreme” sepse këtë zakonisht e bëjnë elitat politike të cilat duan të njollosin mediat me të cilat nuk pajtohen. Sipas Llahtov, janë pikërisht qarqet politike dhe afariste ata të cilët nganjëherë publikojnë informacione që janë pjesërisht të sakta ose kanë informacion të saktë, por konteksti është i pasaktë ose janë plotësisht i pasakta.
“Ata e bëjnë këtë për interesat e tyre, të cilat mund të jenë nga më të ndryshmet. Por shumë shpesh do të shihni informacione që nuk janë të sakta dhe mediumi i publikon vetëm për të fituar disa klikime më shumë, dhe me këtë edhe ndonjë qindarkë më shumë. Nuk ka shumë teori konspirative këtu. Për mua, ilaçi është arsimi. Edukimi që në moshën të hershme, i cili do të stimulojë të menduarit kritik. Reforma serioze të sistemit arsimor, inkuadrimi i konceptit të të menduarit kritik nëpër të gjitha lëndët dhe shkrim-leximi mediatik nga mosha e hershme janë modelet e suksesshme që japin rezultate konkrete në Finlandë, Suedi dhe Holandë”, thotë Llahtov.

Pak vëmendje i kushtohet keqinformimit
Specialisti për marrëdhëniet me publikun dhe media të reja Bojan Kordallov thotë se keqinformimi, si një nga nënllojet e lajmeve të rreme, është ndoshta më pak i përpunuari. Por në të njëjtën kohë, ai paraqet, nëse jo mënyrën më të rrezikshme, atëherë mënyrën po aq të rrezikshme të përhapjes së lajmeve të rreme që shkakton goditje dhe dëm serioz mbi shoqëritë demokratike.
“Përkatësisht, keqinformimi përmban më së shpeshti informata plotësisht të sakta apo pjesë nga informata të sakta që përhapen apo vendosen në kontekst të caktuar me qëllim të dëmtimit të ndonjë personi, institucioni apo cilitdo subjekt që është cak. Krijuesit e këtij lloji të lajmeve të rreme mbështeten në shprehitë të një pjese të qytetarëve të leximit vetëm të titujve apo kontekstit të cilin dëshirohet të imponohet përmes narrativit të lajmit, në kombinim me botet dhe trollët humanoidë të cilët do të “marrin detyrë” që lajmin e tille ta shpërndajnë me shpejtësi rrufeje, edhe atë më se shpeshti përmes mediave sociale si kanal”, sqaron Kordallov.
Sipas tij, në raste të tilla, një nga rolet kyçe e luajnë edhe vetë mediat sociale, të cilat, pas presioneve të shumta, tashmë marrin masa konkrete për identifikimin dhe largimin e profileve të rreme dhe profileve me rol propagandistik.
“Lufta me lajmet e rreme është një bashkim ku duhet të përfshihen të gjithë faktorët me qëllim të arritjes së efektit maksimal. Ndërsa, gjërat gjithnjë fillojnë aty ku ka më shumë fuqi dhe mundësi të ndryshojnë gjërat, gjegjësisht nga institucionet. Ato duhet domosdoshmërish të jenë të përgatitura që menjëherë dhe në kohë reale t’u përgjigjen informacioneve të caktuara që plasohen në publik, e të cilat mund të shkaktojnë panik dhe frikë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe të krijojnë mendime serioze të gabuara, në fakt, teza të bazuara në dezinformata të pasakta ose të pavërteta” , shton Kordallov.


Me paraqitjen e pandemisë Kovid 19, teoritë për lidhshmërinë e koronavirusit me antenat 5G, si dhe që pas pandemisë qëndron multimilioneri Bill Gejts, u përhapën me shpejtësi marramendëse në internet. Kështu, shumë shpesh, në portale të caktuara për të cilët nuk ka informata transparente për atë se kush është pronari, si financohen, që nuk kanë as impresum apo redaktim gazetarie, mund të vërehen tituj si: “Globalofashistët krijuan koronavirus që me vaksina të na implantojnë çipa dhe të na shndërrojnë në zombi të gjithëve, në të gjithë botën”, apo “Trampi e goditi me shuplake Gejtsin, do t’i vendojë rampë implantimit masiv të çipeve”.
Edhe pse pas informacioneve të tilla nuk ka asnjë dëshmi apo lidhshmëri logjike, sipas asaj që shihet në rrjetet sociale, ato janë shpërndarë me mijëra herë, dhe kështu arrijnë një numër i madh i lexuesve në të gjithë botën të cilëve u krijojnë huti.

Me pandeminë e koronavirusit të ri covid 19, lajmet e rreme, teoritë e kospiracionit, por edhe lajmet manipuluese, ato që bazohen në disa fakte të sakta, por të kripura me detaje fantastike për të tërhequr lexuesit edhe më tepër, morën një hov shtesë. Plasimi i informacioneve të këtilla ka qëllime të ndryshme, duke filluar nga përfitimi i individëve dhe grupeve politike, deri në përfitimin financiar të një personi-media i cili synon të përfitojë sa më shumë klikime të jetë e mundur, dhe me këtë të fitojë para nga reklamat e automatizuara.
Lajmin që e zgjodhëm për analizë është “A do të jetë implantimi i mikroçipeve gjëja e madhe e ardhshme në Evropë?”, e publikuar në origjinal në Euronews, por te ne është përcjellë nga shumë portale me tituj sensacional.
https://www.euronews.com/2020/05/12/will-microchip-implants-be-the-next-big-thing-in-europe
Edhe pse në përmbajtjen e lajmeve të përkthyera në maqedonisht pjesa më e madhe përmban informacionin kryesor, titujt janë ato që hutojnë lexuesin si: “Filloi implantimi i çipeve te njerëzit” ose “Filloi implantimi i çipeve te njerëzit: Ja kush është caku i ardhshëm”. Në lajmin origjinal nuk bëhej fjalë për atë se implantimi i çipeve në njerëz kishte filluar, por kishte të bënte me bioçipet që përmes ndërmarrjes së re Biohax, ishin testuar te suedezët që ishin paraqitur vullnetarë për këtë qëllim. Për më tepër, duhet të theksohet se këto bioçipe nuk janë aspak të rinj, por me zhvillimin e teknologjisë, u hapet mundësi për zbatim më të gjerë.
Këta mikroçipe shfrytëzojnë komunikimin e afërt në terren (NFC) dhe identifikimin e radio frekuencave (RFID) për të komunikuar me sistemin. Teknologjia e identifikimit të radio frekuencave (RFID) shfrytëzon antena për t’iu përgjigjur sinjalit hyrës me dërgimin e mesazhit hyrës. Kjo teknologji përdoret më shumë se 50 vjet dhe është e zakonshme në aktivitetet e përditshme, siç është përdorimi kartelës kreditore, kartela identifikuese për hapje të derës, për të paguar pagesat rrugore në autostradë si dhe në industrinë automobilistike për të hyrë në veturë pa çelës.
Personit i parë të cilit iu implantua mikroçipi RFID ishte shkencëtari britanik Kevin Warwick (i njohur si “Captain Cyborg”) në 1998. Ai e testoi atë në Universitetin Reading si një eksperiment i avancuar.
Bioçipet në mjekësi
Agjencia për ushqime dhe barna e SHBA-ve për herë të parë e ka miratuar këtë teknologji në vitin 2004, me rreziqe të potencuara të mundshme, përfshirë edhe efekte anësore. Mikroçipi i parë i miratuar në SHBA, për qëllime mjekësore është quajtur TheVEriChip dhe çmimi i tij fillimisht ishte prej 150 deri 200 dollarë, dhe i njëjti vendosej me ndihmë të gjilpërës për 20 minuta. Por sa dhe nëse kjo teknologji është e sigurt është përpunuar në punimin shkencor të Sima Ajamit dhe Ahmad Rajabzadeh të titulluar si “Teknologjia e Identifikimit të Radio Frekuencës (RFID) dhe siguria e pacientit”, në dispozicion në bibliotekën elektronike kombëtare të institutit të mjekësisë në SHBA. (“Radio Frequency Identification (RFID) technology and patient safety“, https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3872592/)
Në punimin e tyre shpjegojnë se të paktën 44,000 njerëz, por ndoshta edhe 98,000 njerëz vdesin çdo vit në spitale si rezultat i gabimeve mjekësore, që ndoshta mund parandaloheshin me teknologjinë e përparuar. Këto gabime mjekësore mund të klasifikohen në pesë kategori: vendime të gabuara, komunikim i dobët, monitorim joadekuat i pacienteve, identifikim i gabuar i pacientëve, paaftësi për të reaguar me shpejtësi dhe të ngjashme. Sipas Komisionit të Përbashkët për Akreditimin e Organizatave të Kujdesit Shëndetësor (JCAHO), përdorimi i teknologjive të reja mund të ndihmojë në uljen e përqindjes së këtyre gabimeve.
Dezinformatat kanë ekzistuar gjithnjë, ne duhet të mësojmë të mbrohemi
Specialisti për shkrim-leximit mediatik, Mihajllo Llahtov, thotë se nuk është aspak e re dukuria e dezinformatës, propagandës dhe manipulimeve në media. Qindra vjet më parë, thotë Llahtov, ata që e kishin mundësinë për t’u drejtuar masave popullore, shpesh abuzuan me atë privilegj. Por, paraqitja e llojit të ri të mediave, veçanërisht rrjeteve sociale, ka mundësuar që informacionet dhe mesazhet mediatike, mes të cilëve edhe dezinformatat, të përhapen me shpejtësi të madhe dhe të futen në të gjitha shtëpitë.
“Paraqitja e te ashtuquajturave gazeta për një qindarkë në Angli dhe Amerikë në fillim të shekullit XIX, përpos që mundësoi që informatat të arrijnë deri te të gjitha shtresat shoqërore, hapi dyert për shumë dezinformata dhe përmbajtje të trilluara për rritje të shitjes dhe numrit të sponsorizimeve. Një nga mashtrimet më të mëdha të asaj kohe janë tregimet e New York Sun për gjallesat e çuditshme që jetojnë në hënë. Tregimet sollën shumë abonentë të ri dhe rritje të rejtingut, dhe edhe kur gazeta e ka pranuar mashtrimin, jo shumë njerëz kanë hequr dore nga besimi ndaj gazetës”, thotë Llahtov.
Ai mendon se për tu mbrojtur nga dezinformata, së pari duhet të edukohemi, të dimë ta njohim çfarë është gazetari profesionale dhe objektive, dhe çfarë është manipulimi dhe propaganda.
“Një nga parimet më të rëndësishme është që të jemi mjaft skeptikë ndaj përmbajtjeve që konsumojmë në sasi të mëdha çdo ditë. Por, jo njësoj skeptik ndaj të gjithëve. Ekzistojnë media, do të përmend Guardian për shembull, të cilët me profesionalizmin e tyre meritojnë besimin tonë shumë më tepër sesa portalet e verdha pesë-qindarkash”, shton Llahtov, i cili refuzon të përdorë termin “lajme të rreme” sepse këtë zakonisht e bëjnë elitat politike të cilat duan të njollosin mediat me të cilat nuk pajtohen. Sipas Llahtov, janë pikërisht qarqet politike dhe afariste ata të cilët nganjëherë publikojnë informacione që janë pjesërisht të sakta ose kanë informacion të saktë, por konteksti është i pasaktë ose janë plotësisht i pasakta.
“Ata e bëjnë këtë për interesat e tyre, të cilat mund të jenë nga më të ndryshmet. Por shumë shpesh do të shihni informacione që nuk janë të sakta dhe mediumi i publikon vetëm për të fituar disa klikime më shumë, dhe me këtë edhe ndonjë qindarkë më shumë. Nuk ka shumë teori konspirative këtu. Për mua, ilaçi është arsimi. Edukimi që në moshën të hershme, i cili do të stimulojë të menduarit kritik. Reforma serioze të sistemit arsimor, inkuadrimi i konceptit të të menduarit kritik nëpër të gjitha lëndët dhe shkrim-leximi mediatik nga mosha e hershme janë modelet e suksesshme që japin rezultate konkrete në Finlandë, Suedi dhe Holandë”, thotë Llahtov.
Pak vëmendje i kushtohet keqinformimit
Specialisti për marrëdhëniet me publikun dhe media të reja Bojan Kordallov thotë se keqinformimi, si një nga nënllojet e lajmeve të rreme, është ndoshta më pak i përpunuari. Por në të njëjtën kohë, ai paraqet, nëse jo mënyrën më të rrezikshme, atëherë mënyrën po aq të rrezikshme të përhapjes së lajmeve të rreme që shkakton goditje dhe dëm serioz mbi shoqëritë demokratike.
“Përkatësisht, keqinformimi përmban më së shpeshti informata plotësisht të sakta apo pjesë nga informata të sakta që përhapen apo vendosen në kontekst të caktuar me qëllim të dëmtimit të ndonjë personi, institucioni apo cilitdo subjekt që është cak. Krijuesit e këtij lloji të lajmeve të rreme mbështeten në shprehitë të një pjese të qytetarëve të leximit vetëm të titujve apo kontekstit të cilin dëshirohet të imponohet përmes narrativit të lajmit, në kombinim me botet dhe trollët humanoidë të cilët do të “marrin detyrë” që lajmin e tille ta shpërndajnë me shpejtësi rrufeje, edhe atë më se shpeshti përmes mediave sociale si kanal”, sqaron Kordallov.
Sipas tij, në raste të tilla, një nga rolet kyçe e luajnë edhe vetë mediat sociale, të cilat, pas presioneve të shumta, tashmë marrin masa konkrete për identifikimin dhe largimin e profileve të rreme dhe profileve me rol propagandistik.
“Lufta me lajmet e rreme është një bashkim ku duhet të përfshihen të gjithë faktorët me qëllim të arritjes së efektit maksimal. Ndërsa, gjërat gjithnjë fillojnë aty ku ka më shumë fuqi dhe mundësi të ndryshojnë gjërat, gjegjësisht nga institucionet. Ato duhet domosdoshmërish të jenë të përgatitura që menjëherë dhe në kohë reale t’u përgjigjen informacioneve të caktuara që plasohen në publik, e të cilat mund të shkaktojnë panik dhe frikë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe të krijojnë mendime serioze të gabuara, në fakt, teza të bazuara në dezinformata të pasakta ose të pavërteta” , shton Kordallov.


Me paraqitjen e pandemisë Kovid 19, teoritë për lidhshmërinë e koronavirusit me antenat 5G, si dhe që pas pandemisë qëndron multimilioneri Bill Gejts, u përhapën me shpejtësi marramendëse në internet. Kështu, shumë shpesh, në portale të caktuara për të cilët nuk ka informata transparente për atë se kush është pronari, si financohen, që nuk kanë as impresum apo redaktim gazetarie, mund të vërehen tituj si: “Globalofashistët krijuan koronavirus që me vaksina të na implantojnë çipa dhe të na shndërrojnë në zombi të gjithëve, në të gjithë botën”, apo “Trampi e goditi me shuplake Gejtsin, do t’i vendojë rampë implantimit masiv të çipeve”.
Edhe pse pas informacioneve të tilla nuk ka asnjë dëshmi apo lidhshmëri logjike, sipas asaj që shihet në rrjetet sociale, ato janë shpërndarë me mijëra herë, dhe kështu arrijnë një numër i madh i lexuesve në të gjithë botën të cilëve u krijojnë huti.

Овој текст е продукт од проектот “Young Journalists’ Network” имплементиран од Демокраси Лаб. Овој проект е поддржан од Амбасадата на САД. Мислењата, откритијата и заклучоците или препораките изнесени овде се на имплементаторите/ авторите, и не ги одразуваат оние на Владата на САД.

This article is a product of the project “Young Journalists’ Network” implemented by Democracy Lab. This project was funded through a U.S. Embassy grant. The opinions, findings, and conclusions or recommendations expressed herein are those of the implementers/authors and do not necessarily reflect those of the U.S. Government.

Ky artikull është produkt i projektit “Young Journalists’ Network” I implementuar nga Democracy Lab. Ky projekt është i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesve/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.