Për ne

Diversity Media

Diversity Media (DM) është organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar me qëllim që të zhvillojë gazetarinë profesionale, të kontribuojë për një liri më të madhe të shprehjes si dhe të mbështesë demokracinë dhe pluralizmin në Maqedoni.

Projekti i saj i parë mbështet radion si medie. Sipas analizave të ndryshme radio në Maqedoni është më pak e zhvilluar dhe ka marrë më pak mbështetje. Për këtë arsye ekipi i DM nëpërmjet faqes së internetit new.diversitymedia.mk do t’ju mundësojë radiove partnere por edhe publikut të gjerë të kenë akses tek kronikat dhe analizat radiofonike të cilat do ti mund ti transmetojnë në programet e tyre.

Qëllimi i DM është që nëpërmjet profesionalizmit të lartë në gazetari, me theks të veçantë të gazetarisë on line dhe radios të ndikohet në ngritjen e standardit të gazetarisë në përgjithësi.  

DM mbështet idenë se qytetarët janë thelbi i jetës politike dhe shoqërore. Për këtë arsye organizata do të ndihmojë qytetarët të jenë pjesë e debateve të rëndësishme, sidomos qytetarët që janë pjesë e grupeve jo shumicë dhe të margjinalizuara.  

Një nga qëllimet e organizatës është promovimi i kulturave të ndryshme. DM do të organizojë trajnime dhe konferenca nëpërmjet të cilave do të theksohej ky fenomen. Organizata do të këmbëngulë të nxisë kërkime shkencore dhe do të mbështesë ngjarje të ndryshme kulturore si shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte ose projeksione filmash të cilat promovojnë standarde të larta të gazetarisë dhe vlera demokratike.

DM është themeluar nga profesionistë të cilët kanë si parim faktin se paanshmëria dhe objektiviteti janë bazë për një produkt të mirë gazetaresk. Një pjesë e ekipit që zbaton projektin janë gazetarë të cilët kanë përvojë disavjeçare si pjesë e shërbimit britanik BBC,  profesionistë të verifikuar në fushën e trajnimeve gazetareske dhe zhvillimit të medies si dhe aktivistë të sektorit civil në Maqedoni.

Themelues të Diversity Media janë

Dushko Arsovski     arsovski@diversitymedia.mk

* Me vendim të qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut, të datës 13.10.2020, Dushko Arsovski u emërua zëdhënës në këtë institucion. Për këtë arsyje, ai ka ngrirë gjithë aktivitetet pranë shoqatës Diversity Media.

 

Nazim Rashidi         rashidi@diversitymedia.mk

Vesna Kollovska     kolovska@diversitymedia.mk

Samir Luma            ljuma@diversitymedia.mk 

 

Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Mendimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqituranë këtë dokument janë të autorit dhe nuk i reflektojnë domosdo ato tëDepartmentit të Shtetit.

This project was funded, in part, through U.S. Embassy grant. The opinions, findings and conclusions or recommendations expressed herein are those of the Author(s) and do not necessarily reflect those of the Department of State.