Planet pezull, por shëndeti i pari!

COVID 19 ka prekur botën si një kërcënim global i pashembullt shëndetësor i cili ka shkaktuar mjaftë efekte anësore tek grupmosha më fragjile e shoqërise- të rinjtë.
Stidme të ndryshme tregojnë se distanca dhe moskomunikimi krijojnë vështirësi për të rinjtë.
Flutura Xhemaili studente e vitit dytë shprehet se pandemija i ka pamundësuar asaj lëvizjen dhe si rrejdhojë ia ka ndaluar udhëtimin jashtë vendit. Ajo thotë ka fituar një bursë ndërkombëtare për të studjuar në SHBA por nuk mund të shkojë atje dhe ndihet se po e humbet kuptimin e asaj për të cilën ka punuar për shumë kohë të gjatë.
“Unë me shumë gjasa nuk do të udhëtoj në Amerikë sepse asgjë nuk është e sigurtë, kriza çdo ditë e më tepër sa vjen dhe vështirësohet… Kufizimet e tilla si karantina dhe ndalime të udhëtimit, kanë qenë shumë të padrejta, të lodhshme dhe pa nevojë ndonjëherë. Mjafton të zbatohej protokolli i nevojshëm dhe të mos pengoheshin njerëzit deri në atë masë, dhe në anën tjetër, kontrollet në rrugë nga autoritetet publike të ishin më rigoroze sepse unë jam e re dhe kam ëndrra. Realisht Amerika ka qenë gjithmonë ëndrra ime”, thotë Flutura.
Veç kufizimeve në lëvizje që shkakton dhe ndalim të planeve sidmos të të rinjve, ata shprehen se kanë vështërisë edhe me mënyrën e re të mësidhënies, mësimi në distance.
Almira Aliu nxënëse nga shkolla e mesme e mjekësisë flet për vështirësitë e të ndjekurit të mësimit online.
“Mësimi online gjatë krizës së COVID10 i ka gjetur shumë të papërgatitur shumicën e mësimdhënësve të shkollës tonë që na kanë ligjëruar sepse nuk kanë arritur të përvetësojnë shkathtësi teknologjike para krizës dhe përvoja profesionale ka qenë mjaftë e padëshiruar. Ata ishin totalisht të humbur nga angazhimi i stresuar dhe nga situata. Kishim qindra pyetje nga ne nxënësit kurse sistemi ishte jo gjithmonë në gjendje për t`ju përgjigjur online. Mësimet dërgoheshin të fotografuara, të shkurtuara dhe normalisht për një nxënëse që ka ambicje për të qenë një mjeke në të ardhmen këto informacione janë të pamjaftueshme. Në anën tjetër mundësia për ta shfrytëzuar kohën e lirë duke lexuar ishte e pamundur pasiqë bibliotekat ishin të mbyllura, libra online nuk kishte mjaftueshëm me çka unë realisht jam shumë e zhgënjyer nga koha e humbur.”
Autoritetet pranojnë vështirësitë. Vetë Ministrja e Arsimit Milla Carovska në disa dalje publike ka thënë që askush nuk I fsheh sfidat, madje edhe prann vështirësitë që kanë disa mësimdhëns, por ajo thotë se do ishte më shkatërruese për nxënësit nëse nuk bëhej asgjë. Ndalesa në zhvillim, edhe pse ai këtë vit mund të jetë me vështirësi, do ishtë më fatale nëse do ndërpritej sipas saj.
Të gjitha palët në procesin arsimor pranojnë se kruza po le pasoja dhe se ajo duhet adresuar. Psikologia Delvina Ismaili vlerëson se të rinjtë janë dëmtuar përgjithësisht dhe i bën thirrje qeverisë që të mundesojë intervenime psikologjike efektive per grupet rinore, poashtu per kualitetin e edukimit. Pos linjave telefonike nga klinika e psikiatrisë ku dhe janë realizuar rreth 4000 biseda telefonike, mendoj që qeveria duhet të vazhdojë të mundesojë shërbime terapike pa pagesë ,që mund të jenë online ose me prezencë fizike, terapi në grupe, deri sa kriza plotësisht të kalohet.
“Nga gjendja e deritanishme mendoj që instuticionet përkatëse duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi shëndetit mendor dhe të bëhet trajnim më profesional i stafit për të ndihmuar në mënyrë sa më adekuate në raste krize, pasi që njerëzit tani janë me të lirë dhe më të hapur dhe të gatshëm që të kërkojnë ndihmë dhe të tregojnë problemet e tyre. Gjithashti ju bëj thirrje qeverisë, bizneseve, donatoreve që të jenë sa më të hapur të ndihmojnë duke ofruar resurse, zgjidhje kreative, përkushtueshmëri që të gjithë sëbashku t’a kalojmë këtë krizë në mënyrë sa më të lehtë, të ndërtojmë një botë më të shendetshme dhe më të sigurtë për rininë dhe për gjithë grupmoshat tjera qe te jemi sa më të shëndetshëm fizikisht dhe psiqikisht. Këto lloje të pandemive mund të dërgojnë deri në shkaktimin e problemeve psikologjike, siç mund të jetë stresi post-traumatik (PTSD), ankthi, depresioni”, thotë psikologia Ismaili.
Në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka rritje të konsiderueshme të të prekurve nga COVID 19. Autoritete bëjnë thirrje për vëmendje. Kjo tregon se mësimi do të vijojë online dhe se shumë plane të të rinjve do mbesin pezull. Ajo që sugjeruhet është kujdes dhe zbatim i masave që pandemia të kalojë pa pasoja të mëdhë.