Diskutimi i dytë publik shoqatës Diverstity Media i titulluar “Sistemet zgjedhore, për interes të qytetarëve apo partive politike” u zhvillua në Strumicë. Panelistë në këtë diskutim ishin Nano Ruzhin, profesor universitar dhe Vane Trajkov, gazetar lokal.
Profesori Ruzhin gjatë diskutimit theksoi se pa dallim se çfarë modeli zgjedhor do të përdoret, kultura politike dhe organizimi i zgjedhjeve të drejta është më me rëndësi, duke marrë parasysh atë që ndodhte dhe u kuptua në periudhën e fundit.
Gazetari Trajkov ndërkohë theksonte qëndrimet e qytetarëve të Strumicës për modelet zgjedhore. Sipas tij, zgjedhje me një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe saktësimi i mënyrës së votimit të diasporës janë elementet për të cilat flasin qytetarët në Strumicë.
Të dy folësit në diskutim u pajtuan, ndërkohë këtë e theksuan edhe qytetarët e Strumicës, se partitë politike duhet të mendojnë më shumë për cilësinë e kandidatëve që do të ofrohen në zgjedhjet e ardhshme.
Ky ishte diskutimi i dytë publik, nga 12 që do t’i organizojë Diversity Media bashkë me Alsat-M në kuadër të projektit Diskutime Glokale_mk, mbështetur nga programi Civica Mobilitas, e implementuar nga MCMS dhe organizata daneze NIRAS.
Për çështjen e njëjtë u diskutua edhe në Strugë në diskutimin e parë publik. Ideja është që më pas të bëhet një prerje e opinionit për një temë në dy qytete të ndryshme.