Territore të lira – qytete të përkohshme për emigrantët

Maqedonia po ndërton strategjinë për problemin me emigrantët në pajtim me politikën që bën Bashkimi Evropian. Ky problem duhet shikuar nga aspekti humanitar sepse emigrantët janë njerëz. Këto janë disa nga përfundimet e debatit që u mbajt në Kumanovë në kuadër të projektit “Diskutime Glokale”. U shkëmbyen mendime nga ekspertë të sigurisë, persona që merren me çështje humanitare dhe gazetarë lokalë. Profesori universitar Vlladimir Pivarov tha se kriza nuk ishte diçka e papritur. Sipas tij, Maqedonia nuk është shtet që mund të përballet i vetëm me krizën, por për atë që po bën deri më tani duhet t’i jepet mirënjohje.Nëse vlerësohej humaniteti dhe njerëzishmëria e trajtimit të emigrantëve, mendoj që Maqedonia do kishte marrë notën dhjetë. Me përjashtim të disa persona që i keqtrajtonin emigrantët, por bëhet fjalë vetëm për përjashtime, thotë Pivarov i cili është edhe këshilltar i ministrit të punëve të brendshme.Megjithatë, gazetarja Svetllana Antiq Jovçevskanuk pajtohet me këtë…  Kjo nuk ndodh vetëm tani, ndërsa Maqedonia nuk ishte e përgatitur për një gjë të tillë. Maqedonia sillej si e verbër ndaj këtij problemi. Përveç kësaj, edhe banorët lokalë, me kalimin e kohës,  e ndryshuan sjelljen e tyre ndaj emigrantëve.Popullata në Maqedoni, qoftë në Likovë apo Kumanovë, është e varfër. Dhe kur shohin që emigrantëve u jepen shumë banane, shumë lëngje dhe gjësende të tjera, fillojnë t’i shohin ndryshe. Nuk ka ksenofobi, nuk ka animozitet, por e dini që në çdo popull ka njerëz të ndryshëm, ka kriminelë të cilët mbase duan të përfitojnë nga situata. Para disa ditësh, në Tabanoc banorët lokalë filluan të sillen si emigrantët, dhe edhe ata të marrin ndihmë humanitare. Pra, kemi një situatë mjaft interesante. Nga njëra anë ndjejmë keqardhje, ndërsa nga ana tjetër duam të përfitojmë, pastaj themi, pse të mos marrin edhe ne diçka nga ato ndihma humanitare. Personat që bëjnë punë humanitare kanë përvoja të ndryshme me njerëzit e zakonshëm.Përmes medieve mësojnë për hallet e emigrantëve. Për çdo ditë takojmë njerëz që duan të bëjnë donacione, duan të vijnë të ndihmojnë në bazë vullnetare. Në përgjithësi, ka ndihmë dhe njerëzit janë të gatshëm, duan tu ndihmojnë emigrantëve, vlerëson Kastriot Rexhepi i shoqatës “Nun” që është aktive në kampet në Gjevgjeli dhe Tabanoc. Ai thekson se qëkur ndryshoi ligji me të cilin u legalizua qëndrimi në vend i emigrantëve, gjendja ka ndryshuar në mënyrë drastike në drejtim pozitiv. Situata nuk është e qëndrueshme në afat kohor më të gjatë, thotë profesori Pivarov, duke menduar kështu për rreziqet në aspektin e sigurisë.Nëse kjo krizë vazhdon në një periudhë më të gjatë kohore, duke e pasur parasysh psikologjinë e popullatës, mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për të ndodhur ndonjë incident me pushtetin vendor, ose brenda komunitetit në të cilin ata jetojnë. Në situata të tilla krijohet një pasqyrë e përgjithshme për këtë kategori të njerëzve. Kjo ndikon në krijimin e një gjendjeje që e kemi që nga viti i ri e deri më sot, të lexojmë raporte si ai i Suedisë që këtë vit planifikon të largojë 80 mijë emigrantë. Aktivisti Rexhepirreziqet i shehnga aspekti humanitar.Maqedonia, me këto qendra që i ka, nuk është e përgatitur për një qëndrim më të gjatë të emigrantëve. Këto qendra janë vetëm transitore. Nuk ka kushte për qëndrim më afatgjatë, madje edhe kapacitetet janë mjaft të kufizuara. Pivovarov zgjidhjen për këtë problem global e sheh tek konferencat paqësore dhe tek masa politike. Ai jep një propozim interesant.Mendoj që më së miri do ishte që bashkësia ndërkombëtare të krijonte një territor të lirë, që kuptohet do ishte në dëm të ndonjë shteti, po që do të ishte humane. Ky të jetë territori që do përdorej deri në fund të luftës dhe deri në krijimin e kushteve për kthimin e tyre, këta njerëz të bëjnë një jetë normale dhe të civilizuar në atë territor. Si shembull ai përmend ishujt e papopulluara greke në të cilat do të ndërtoheshin qytete të përkohshme me të gjitha kushtet për një jetesë të përkohshme.Të gjithë pajtohen se në ndërkohë nuk duhet kalkuluar me përqindje për terroristë të infiltruar në mesin e emigrantëve nga Siria dhe vendeve të tjera të prekura nga kriza.Në debatin në Kumanovë morën pjesë edhe qytetarë dhe përfaqësues të medieve lokale. Ja disa nga pyetjet dhe komentet. Për momentin Maqedonia është e përgatitur vetëm për ta koordinuar këtë punë në nivel të transitimit  (të emigrantëve), por jo edhe nëse ata vendosin të qëndrojnë  për një kohë më të gjatë në Maqedoni. Kemi bërë anketë tek qytetarët në Kumanovë. 80 përqind e popullatës lokale emigrantët i konsideron për terroristë, mbase kjo nuk është fjala më adekuate për ta përdorur. Çfarë mund të bëjmë për tua ndryshuar mendimin. Panelistët u përgjigjën se një nga mënyrat për të ndryshuar perceptimi nga ana e popullatës është përmes debateve më të shpeshta publike të këtij lloji. Ata erdhën në përfundim se gjendja do varet nga zhvillimi i situatës në Siri. Në fund të fundit, është më se e qartë se Maqedonia do e ketë të njëjtin fat me të gjitha vendet që ndodhen në rrugën e emigrantëve. Por, ky fat nuk është aq tragjik sa i atyre që janë të detyruar të largohen me mijëra kilometra larg shtëpive të tyre për të shpëtuar kokën.